Asnjë vend s’mund të emërojë presidentin e Venezuelës apo të ndonjë shtetit tjetër

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik, deklaroi të enjten se asnjë vend në botë nuk mund të emërojë presidentin e Venezuelës apo të ndonjë shtetit tjetër.

Omer Çelik reagoi përmes rrjetit social “Twitter” pasi Kryetari i Kuvendi Kombëtar të Venezuelës, Juan Guaido, u vetëshpall të mërkurën si “president i përkohshëm” i vendit.

Ai tërhoqi vëmendjen se ata që bëjnë çmenduri duke emëruar kryetar shteti në një vend, kanë patjetër hesape dhe interesa atje.

“Asnjë vend ‘nuk mund të emërojë’ presidentin e Venezuelës apo të ndonjë shtetit tjetër. Fakti që vendet e qeverisura me demokraci zgjedhin një kryetar shteti përmes ‘emërimit’ në një vend tjetër, është një absurditet dhe agresion i plotë. Ky është një akt i paligjshëm”, shkroi zëdhënësi i AK Partisë në “Twitter”.

“Të thuash që ‘ky është presidenti juaj i përkohshëm’ nënkupton të ofendosh popullin e Venezuelës. Ata që i shkojnë pas këtij ofendimi, le të mendojnë se si do të sillej drita e lirisë së Amerikës Latine, Simon Bolivar, nëse do të ishte ende në jetë, si dhe le të shohin veten në pasqyrë për një kohë të gjatë” , shtoi Çelik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne