Assad: Lufta ka fituar një dimension të ri, tani realizohet me bllokadë ekonomike

Presidenti sirian Bashar al Assad priti sot zëvendësministrin e jashtëm kinez, Chen Xiaodong. Assad tha se lufta kundër Sirisë tani realizohet kryesisht në formën e sanksioneve dhe bllokadës ekonomike.

Zyra e shtypit e Presidencës së Sirisë njoftoi në një deklaratë, se Assad ka pritur sot zëvendësministrin e jashtëm kinez, Chen Xiaodong dhe delegacionin e tij shoqërues.

Sipas deklaratës, Assad u shpreh kështu:

“Lufta kundër Sirisë ka filluar të merrë forma të reja siq janë bllokada dhe lufta ekonomike. Mjetet e politikave ndërkombëtare sot kanë ndryshuar: Tani ekziston një zgjidhje përmes mënyrave të tjera të konflikteve që janë zgjidhur përmes dialogut. Përdoren metoda të ndryshme siç janë bojkotet, tërheqja e ambasadorëve, bllokada ekonomike dhe përdorimi i terrorizmit.”

Duke thënë se terrorizmi mbulon zona të mëdha dhe se idetë ekstremiste po përhapen në të gjitha anët e botës pavarësisht distancave, Assad u shpreh se lufta kundër terrorizmit nuk përbëhet vetëm nga pikëpamja ushtarake, është shumë më e rëndësishme të rezistojë ndaj ideologjisë së militantëve.

Presidenti i Sirisë vuri në dukje se lufta kundër terrorizmit si rezultat, do të çojë në një zgjidhje politike, duke shtuar se përderisa ekziston terrorizmi, çdo përpjekje apo fjalim rreth zgjidhjes politike do të jetë mirazh dhe mashtrim.

Delegacioni, i kryesuar nga zëvendësministri i jashtëm kinez Xiaodong, u takua po ashtu edhe me ministrin e jashtëm sirian Walid Muallem.

Sipas deklaratës, diplomati kinez tha se Pekini mbështet Sirinë në luftën kundër terrorizmit dhe se Kina ka marrë një rol aktiv në procesin e zhvillimit të Sirisë. Xiaodong vuri në dukje se Pekini po u bën thirrje kompanive kineze të marrin pjesë më aktive në këtë proces dhe synon të përmirësojë bashkëpunimin ekonomik me Damaskun.

Burimi : Sputnik News /ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne