Assange: Trump do të shkarkohet menjëherë nëse jep urdhër për ndërprerjen e tregtisë me Kinën

Themeluesi i Wikileaks ka njoftuar se Donald Trump në rast se ndërprenë tregtinë me Kinën për shkak të Koresë së Veriut, do të shkarkohet menjëherë.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, duke cituar agjencinë e lajmeve Sputnik, Julian Assange, themelues i Wikileaks, të hënën në llogarinë e tij Tëiter ka thënë se në rast se Donald Trump, presidenti i SHBA ndërprenë tregtinë me Kinën për shkak të Koresë së Veriut, ai do të shkarkohet menjëherë nga posti i tij. Assange shkroi në Twitter: 90 % e tregtisë së Koresë së veriut është me Kinën. Nëse Trump do të ndalë 650 miliardë dollarë të tregtisë amerikane me Kinën, shumë shpejtë do të shkarkohet. Assange i bëri këto deklarata pas asaj që Trump ka pretenduar se mund të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që bëjnë tregti me Korenë e Veriut. Presidenti i Shteteve të Bashkuara shkroi në Twitter në fillim të kësaj jave: Amerika, përveç opsioneve të tjera, po konsideron ndalimin e çfarëdo tregtie me çdo vend që është në biznes me Korenë e Veriut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne