“Atentati i supozuar”, Gjykata shpall të pafajshëm deputetin Tom Doshi. Dënohet me 1 vit burg Frroku e Bami

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm deputetin Tom Doshi, i cili në 2015-ën deklaroi se i kishin organizuar një atentat. Mësohet se gjykata ka dënuar me 1 vit burg ish-deputetin Mark Frrokun dhe Durim Bamin.

Pavarësisht kësaj mase Frroku nuk do të shkojë në burg, ndërsa për 1 vit dhe 4 muaj do të jetë në dispozicion për shërbim prove. Sakaq, edhe Bami duke qenë se ka qenë për një periudhë në burg dhe arrest shtëpie, e ka shlyer dënimin e tij.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës në pretencën e saj këkoi dënimin me 1 vit burg për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku edhe për Durim Bamin.

Të tre akuzohen për kallëzim të rremë për “atentatin” e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi. Çështja bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne