Athina: Ankaraja të sqarojë shkaqet e ndalimit të ushtarëve grekë

Athina ashpërsoi tonet përballë Ankarasë për çështjen e dy ushtarëve grekë të ndaluar në një burg turk që prej 2 marsit duke i kërkuar fqinjit të sqaronte menjëherë shkaqet e ndalimit të tyre.

“Ne kërkojmë shpjegime të qarta (…), shkaqet pse, rreth një muaj pas arrestimit të tyre, nuk jemi ende në dijeni të akuzave”, theksoi zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos, në një konferencë shtypi.

Një gjykatë e Edirnesë urdhëroi mbajtjen në paraburgim të dy ushtarëve grekë duke përmendur rrezikun e ndonjë arratisjeje të mundshme.

Autoritetet turke vendosën në paraburgim, në burgun e Edirnesë, qytet në afërsi të kufirit greko-turk, dy ushtarë grekë që patrullonin në kufi dhe që kishin hyrë gabimisht, sipas Athinës, në Turqi.

Sipas medias turke, dy ushtarët do të akuzohen për hyrje të paligjshme në një zonë të ndaluar dhe për spiunazh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne