Athina e shqetësuar nga bashkëpunimi ushtarak mes Turqisë dhe Shqipërisë

Në lidhje me mbërritjen e nëndetëses turke TCG GÜR S-357 në portin e Durrësit e cila mban flamurin turk, por edhe flamurin shqiptar, ka patur reagime nga mediat greke. Ato kanë shprehur hapur shqetësimin e Athinës, ku është theksuar se manovrat të tilla të përbashkëta Turqi-Shqipëri janë provokuese.

Ndryshe, nëndetësja turke TCG GÜR S-357 ka ardhur në Portin e Durrësit në zbatim të planit të bashkëpunimit ushtarak mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë, ndërsa me vizitën e saj synohet që të thellohet edhe bashkëpunimi në fushën ushtarake mes dy vendeve.

Nëndetësja është e gjatë 62 metra, e gjerë 6.2 metra dhe peshon 1400 tonë, ndërsa personali i saj përbehet nga 45 persona.

Në vitet e fundit Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke, në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar Porti i Durrësit u vizitua edhe nga Fregata TCG ORUÇREİS (F-245) e Forcave Detare të Turqisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne