Athinë, protestë nga refugjatët afganë

Një grup refugjatësh afganë të cilët nuk dëshirojnë të kthehen në shtetin e tyre, organizuan një protestë në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 100 refugjatë të tubuar para ndërtesës së Ministrisë së Politikave të Migracionit në sheshin “Klafthmonos”, marshuan drejt Përfaqësisë së Komisionit të BE-së.

Grupi i cili mbante parulla me mbishkrime “Mbyllni kampet”, brohoritën me slogane anti-raciste.

Refugjatët duke theksuar se Afganistani nuk është i sigurtë tërhoqën vëmendjen se nuk janë emigrantë ekonomik, por janë refugjatë që kanë ikur nga lufta. Protesta përfundoi pa incidente.

Për shkak të mbylljes së kufijve që shkojnë në shtetet evropiane në vend jetojnë mbi 60 mijë refugjatë. Në Greqi më shumë gjenden refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Me marrëveshjen e Ripranimit dhe Ndihmës Financiare të nënshkruar mes BE-së dhe Afganistanit në muajin shkurt të vitit të kaluar, ishte lehtësuar kthimi i refugjatëve afganë nga Evropa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne