Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për shtyp bashkë me deputetin Enkelejd  Alibeaj, tha se aktori i sjellë për audiopërgjimin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj ishte vetëm një prodhim amator i Ramës.

Sipas Bardhit aktori nuk ishte vetëofruar, por ishte shantazhuar nga policia e shtetit. Bardhi u shpreh se “pavarësisht të gjitha përpjekjeve të Edi Ramës, eskpertët britanikë kanë dalë në përfundimin se zëri është i ngjashëm me atë të Agron Xhafaj.

“Edi Rama dy ditë pas audiopërgjimit tha se zëri nuk ishte i Agron Xhafaj dhe se ishin akuza për t’i hedhur baltë ministrit Xhafaj.

Shqiptarët e dëgjuan vetë që aktori jo vetëm që nuk ishte vetëofruar, por ishte shantazhuar nga policia e shtetit.

Ky aktor ishte dërguar në Prokurori përpara se të takonte Taulant Ballën. Akt mafioz i shtetit. Aktori Edi Ramës tregon se është dërguar tek një prokuror, i cili është Gentian Osmani. Aktori pohon se është shoqëruar me makinë nga drejtori i Policisë.

Çdo shqiptar ka pritur hetim të pavarur të cështjes dhe trafikanti i drogës Agron Xhafaj të dënohej. Por ne e kemi bërë të ditur se nuk do të ketë hetim të pavarur sa kohë që vëllai i Agron Xhafaj është ministër i Brendshëm.

Eskpertët britanikë kanë dalë në përfundimin se zëri është i ngjashëm me atë të Agron Xhafaj. Prokuroria ka qenë vegël e qeverisë në këtë histori.

Donika Prela shërbëtorja e Fatmir Xhafaj, është futur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të mbrojtur të vëllain e ministrit, pas zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Edi Rama ka qenë regjisori i këtij skandali,” tha Bardhi.

Burimi: BalkanWeb

4