Audiopërgjimi, Xhafaj: Është mashtrim dhe shantazh i pastër, i bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dal sot një konferencë urgjente për shtyp. Sa i perket audiopergjimit te bere publik nga PD, Xhafaj u shpreh:

“Lidhur me akuzat për përfshirjen e vëllait tim për përfshirje të vëllait tim në trafikun e drogës. Nuk ka asnjë lidhje me ato akuza. Prej vitit 2002 vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë problem me ligjin,. Për këtë gjë mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore për të gjitha këto. Nuk kam dashur që të merrem me baltë hedhësin.

Audio përgjimi është një saje e plotë, një mashtrim nga fillimi deri në fund. Nëse opozita nuk e ka bërë vet këtë dhe nuk ta besoj se ka qenë ajo ideatorja e kësaj gjëje. Për fat te keq duhet bërë një pyetje normale; Çfarë do bënin njerëzve nëse do të ishin në pushtet?

Ruana zot nga kjo racë e papërgjegjshme. Veprimi është tipik mafioz dhe përbën një shantazh. I kërkoj sot publikisht Prokurorisë dhe dënimin në mënyrë të merituar për të gjithë ata.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne