Australi, rrëzohet një avion ushtarak i SHBA-ve

Pas rrëzimit të një avioni ushtarak të SHBA-ve në det, në brigjet e Australisë, u shpëtuan 23 marinsa, ndërsa punimet për kërkim-shpëtim të 3 të tjerëve që konsiderohen të zhdukur janë ndalur.

Avioni ushtarak i llojit MV-22 Osprey që përdoret shpesh herë nga marina amerikane, u rrëzua në det deri sa ishte duke bërë zbritje në aeroplanmbajtësen USS Ronald Reagan, në afërsi të gjirit Shoalwater.

Sipas deklaratës të publikuar nga marina amerikane e paqësorit në aksident janë shpëtuar 23 marinsa, ndërsa 3 persona konsiderohen si të zhdukur. Marina amerikane përfundoi punimet në lidhje me kërkim-shpëtimin e 3 personave.

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Marise Payna, në bisedën e saj me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, njoftoi se në avionin e rrëzuar nuk ka pasur ushtarë australian./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne