Australia bëhet me senatoren e parë muslimane

Mehreen Faruqi është bërë senatorja e parë në historinë e Australisë, duke zënë vendin e bashkëpartiakes së saj nga Partia e Gjelbër, Lee Rhiannon.

Mehreen Faruqi është bërë senatorja e parë në historinë e Australisë, pasi paraprakisht fitoi në rajonin e New South Wales, duke zënë vendin e bashkëpartiakes së saj nga Partia e Gjelbër, Lee Rhiannon,.

Në një intervistë Faruqi quajti senatoren Fraser Anning “tregtare të urrejtjes”, pasi siç tha, me thirrjen e saj për të ndaluar emigracionin e muslimanëve në Australi, ajo “ka pështyrë në fytyrë të një shoqërie të suksesshme multikulturore”.

Faruqi tha gjithashtu se komentet e Anning kishin bërë miliona australianë të ndjehen të prekur, për të shtuar se ajo deklaratë ishte një “përpjekje e dëshpëruar për të mbetur politikisht e rëndësishme duke rindezur një politikë raciste e cila është një e kaluar”.

Në një fjalim të mbajtur të martën, Anning, bëri thirrje për një zgjidhje përfundimtare të emigrimit të muslimanëve në Australi, që ngjalli kritika të ashpra nga deputetët australianë.

Faruqi ka ardhur në Australi nga Pakistani në vitin 1992, pas çka u bë një akademike dhe inxhiniere e suksesshme. Ajo luajti një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetës infrastrukturore, si dhe ka mbajtur shumë poste udhëheqëse.

Senatorja e posazgjedhur në vitin 2013 u bë muslimanja e parë që u fut në Parlamentin australian.

Burimi: koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne