Australia njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Në kuadër të mbështetjes së qeverisë australiane për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, ajo ka njohur zyrtarisht Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

Kryeministri australian, Scott Morrison konfirmoi vendimin e qeverisë së tij për të njohur Kodsin Perëndimor si kryeqytet të regjimit sionist. Gjithsesi, ai njoftoi gjithashtu se Ambasada e Australisë nuk do të zhvendoset nga Tel Avivi, siç bënë Shtetet e Bashkuara, derisa një marrëveshje paqeje të jetë arritur. Mbi presidentin Donald Trump ranë kritika nga e gjithë bota vitin e kaluar, kur ai përmbysi një politikë të jashtme amerikane prej dekadash të pandryshueshme, duke njohur qytetin antik si kryeqytet të Izraelit. Pas atij vendimi, Ambasada e SHBA-ve u zhvendos nga Tel Avivi në Kudsin e shenjtë, në një ceremoni të zhvilluar në muajin maj./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne