Australia planifikon të njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit

Është raportuar se qeveria e Australisë po përgatitet ta njoh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Sipas një lajmi të gazetës The Australian, qeveria e Australisë po përgatitet ta njoh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, ndërsa nuk do të nxitoj në zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Në lajm u tha se “Kryeministri Scott Morrison dhe kabineti i tij do ta njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit në mbledhjen e tanishme ministrore. Deklarata zyrtare në lidhje me këtë çështje pritet të bëhet me 12 dhjetor”, si dhe u vu në dukje se ambasada në Tel Aviv nuk do të bartet për shkak të kostos prej rreth 200 milion dollar dhe se është bërë plani për hapjen e një konsullate në Jeruzalem.

Morrison i cili filloi punën e tij në fund të muajit gusht, kishte thënë se pas marrjes së kësaj detyre, në agjendë do ta ketë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

RUSIA PO MBRON BESNIKËRINË E SAJ NDAJ VENDIMEVE TË OKB-SË

Rusia po mbron besnikërinë e saj ndaj vendimeve të OKB-së në çështjen e statusit të Jeruzalemit. Në prill të vitit 2017, Ministria e Punëve të Jashtme ruse ishte shprehur kështu:

“Ne konfirmojmë besnikërinë tonë ndaj vendimeve të rëndësishme të OKB-së, ku statusi i Jerusalemit Lindor konsiderohet kryeqyteti i shtetit palestinez. Kështu duhet të theksojmë se ne shohim Jerusalemin Perëndimor si kryeqytetin e Izraelit.”

Në qershor të vitit 2017, qeveria izraelite rekomandoi që Rusia të lëvizë ambasadën e saj në Jerusalem. Megjithatë, Moska u përgjigj se nuk kishin ndërmend të ndërmarrin hapa në këtë drejtim derisa të krijohej një marrëdhënie në mes të Palestinës dhe Izraelit.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne