Austria lëshon paralajmërime për qytetarët që udhëtojnë për në Turqi

Ministria e Jashtme e Austrisë ka paralajmëruar qytetarët e saj për udhëtimet në Turqi, duke thënë se mbajtësit e pasaportave mund të arrestohen ose të refuzohen pas mbërritjes.

“Kohët e fundit ka pasur raste sporadike të shtetasve austriakë që janë arrestuar përkohësisht, mbajtur  apo refuzuar në mbërritje (në Turqi),” thotë paralajmërimi në faqen e internetit të ministrisë.

Këshilla e udhëtimit, e cila është përditësuar të mërkurën, tha se autoritetet turke kishin analizuar telefonat celularë të mbajtësve të pasaportave austriake duke i mbajtur ato për disa ditë, duke shtuar se shumica e arrestimeve ishin bërë “pa pasur ndonjë akuzë konkrete të njohur të bërë nga ana e autoriteteve turke”.

Austria ka një pakicë turke prej 360.000 pjestarësh, shumica prej së cilëve me shtetësi austriake. Zyrtarët nuk kanë përmendur specifikisht komunitetin në këshillat e fundit të udhëtimit, edhe pse raportet sugjerojnë se shumica e personave të kapur deri tani në Turqi kanë qenë turq që jetojnë në Austri, të dyshuar se kanë lidhje me komplotistët e grushtit të shtetit.

Peter Pilz, një ligjvënës i njohur i opozitës austriake, tha më herët këtë muaj se autoritetet turke kishin mbajtur për tre ditë rreth 10 shtetas austriakë pas mbërritjes së tyre në Turqi.

Ministria e Brendshme e Austrisë tha në shkurt se kishte nisur një hetim mbi akuzat e ngritura kundër një organizate të kontrolluar nga Ankaraja e cila menaxhon xhamitë dhe qendrat fetare në vendin evropian. Organizata, e quajtur ATIB, është akuzuar për raportim mbi pasuesit turq të Fethullah Gylenit.

Një hetim i ngjashëm ka nisur në Gjermani kundër DITIB, homologut të ATIB që vepron në vend. Një bastisje është kryer në muajin shkurt në shtëpitë e katër klerikëve që punojnë për DITIB.

Edhe Zvicra ka hapur një rast për spiunazh të pretenduar të Ankarasë për anëtarët e komunitetit të saj turk. / Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne