“Autokolona e Bereqetit”, iftar për qindra persona në Tiranë

“Autokolona e Bereqetit” është ndalur këtë të hënë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, duke u organizuar iftar për qindra persona, raporton Anadolu Agency (AA).

E organizuar nën kujdesin e Bashkisë Bajram Pasha të Stambollit, me moton “Vëllazëria nuk njeh kufi”, në programin e iftarit në kuadër të “Autokolonës së Bereqetit”, merrnin pjesë edhe zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, zyrtarë vendas, etj.

Zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, në fjalën e tij përshëndetëse, u shpreh se aktivitete të tilla kanë organizuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

“Falënderojmë drejtuesit e Bashkisë Bajram Pasha pasi për herë të 13 vazhdojnë të zhvillojnë këtë organizim dhe deri më tani në vitet e kaluara kanë zhvilluar aktivitete të tilla edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Ata kanë përcjellë vlerat e vërteta të Ramazanit në Shqipëri, kanë forcuar lidhjet dhe marrëdhëniet mes dy popujve. Kjo pamje e sotme nuk na lë që të themi më shumë por unë them vetëm kaq. Rroftë miqësia shqiptaro-turke”, theksoi Baş.

Ismail Aşçı, përfaqësues i Bashkisë Bajram Pasha, në një përshëndetje të shkurtër për pjesëmarrësit theksoi se miqësia shqiptaro-turke që zgjat prej qindra vitesh do të zgjasë dhe qindra vite të tjera. Ai shtoi më tej se ka sjellë përshëndetjet e përzemërta nga Presidenti i Turqisë,, Recep Tayyip Erdoğan.

Për pjesëmarrësit në iftar u organizua edhe një program artistik me muzikë turke.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne