Autokrati i preferuar i BE-së

Revista e njohur “Foreign Policy” i ka kushtuat një shkrim presidentit serb Aleksander Vuçiç përmes të cilit sulmon Bashkimin Europian për atë që e quan “tolerim të një autokrati”.

Gazetari Aleks Eror, shkruan se Vuçiç ja ka dalë që të fitojë mbështetjen e BE-së pavarësisht veprimeve politike dhe institucionale që sipas tij pak kanë të bëjnë me standardet demokratike.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, Vuçiç ka instaluar atë që mund të quhet më mirë si një autokraci e butë. Në dukje, Serbia është ende një shoqëri demokratike me zgjedhje formale të lira dhe një opozitë politike, që mund të kritikojë partinë në fuqi pa patur frikë se zhduket në mënyrë misterioze natën. Por kontrolli i qendrave të pushtetit nga Vuçiç është kaq i plotë dhe procesi demokratik është kaq i anuar në favor të tij saqë pakënaqësia nuk përbën kërcënim ndaj sundimit të tij

shkruan autori.

Sigurisht që Europa e shikon këtë gjë, por tashmë ajo, ndonëse flet përherë për standarde, ka rënë dakord që dmeokracia në Ballkanin Perëndimor të zëvendësohet me stabiliteodemokracinë. Qëndrimi miratues i unionit për Beogradin zyrtar, që kontrollon madje edhe mediat përmes presionit me reklamata, ka natyrë pragmatike. Por me një politikë që lëshon pe në një aspekt që është pjesë e vlerave themelore të BE, është e pritshme që autokratë si Vuçiç të bëhen edhe kampionë të integrimit që lexohet në mënyrë të keqkuptuar edhe si certifikatë demokracie dhe lirie.

Toleranca e BE-së ndaj Vuçiç mund të jetë politikisht pragmtaiste dhe një mënyrë e lehtë për të ruajtur stabilitetin në Ballkan, por është gjithashtu edhe thellësisht cinike. Në të vërtetë BE-ja po minon autoritetin e vet moral. Njerëzit po humbasin besimin në projektin europian dhe kjo pakënaqësi nuk vjen vetëm nga e djathta populiste

vijon autori.

Një gjë është e qartë: Vuçiç ka imponuar veten me standardin e vet të lojës me dy porta ndaj një BE-je që duket hapur se nuk di çfarë të bëjë me krizën e vet, apo edhe me simptoma shqetësuese si ato në Greqi, Itali, apo edhe në vendet e Europës Qendrore. Ballkani është i fundit në listën e shqetësimeve, një rajon ku mund të bësh politikë apo gjeopolitikë me dy deklarata për rrezikun rus apo turk dhe në këtë vakuum, ngjan se lideri serb është në fakt edhe titullari që drejton fijet e një politike që i sjell fitime vetëm vendit të tij dhe sidomos një pushteti që nuk sheh sfida reale përballë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne