Autori i masakrës së Selenicës i ftohtë në Gjykatë, prokurori: Ai i ka pranuar vrasjet

24-vjeçari Ritvan Zykaj nuk ka thënë asnjë fjalë se përse e bëri krimin makabër të tre ditëve më parë duke i marrë jetën me kallashnikov 8 të afërmve të tij. “A jeni i penduar, pse e bëtë këtë krim”, e pyetën gazetarët të riun teksa ndodhej në sallën e gjyqit ku do të bëhet vlerësimi i masës së sigurisë.

Shpërfillës dhe pa bërë asnjë reagim në mimikë, Ritvan Zykaj ka qëndruar indiferent dhe i heshtur. Ishte një kërkesë e gazetarëve që para nisjes së seancës të kishin mundësi të futeshin në sallë me aparatet celularë dhe kamerat për të filmuar monstrën e Selenicës dhe aty kanë lëshuar edhe pyetjet ndaj tij, por kanë marrë vetëm indiferentizëm.

Qytetarë të shumtë ndodheshin para gjykatës së Vlorës të cilët e pritën Ritvan Zykajt me thirrjet: I pashpirt, duke kërkuar njëherësh rikthimin e dënimit me vdekje. Asnjë avokat nuk ka marrë përsipër mbrojtjen për 24-vjeçarin, autor të vrasjes së 8-fishtë në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.

Ndërkohë sipas prokurorit Saimir Staka autori i ka pranuar vrasjet. Ai është shprehur se ka patur konflikte të hershme me ta për pulat.

Burimi: Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne