Autoritetet saudite arrestojnë një tjetër profesor

Autoritetet saudite kanë arrestuar një profesor tjetër universitar si pjesë e një përpjekjeje të zgjerimit të reprezaljeve nga Princi i Kurorës Muhamed bin Salman kundër predikuesve dhe intelektualëve myslimanë.

Grupi i të drejtave të njeriut i quajtur “Të burgosurit e ndërgjegjes”, i cili është një organizatë e pavarur joqeveritare që mbron të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite, njoftoi të dielën në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter se Sheikh Nasser al-Omar, ish-profesor në Fakultetin e Bazave Fetare në Universitetin Islamik të Imam Muhamed ibn Saud, në Riad, u arrestua dhe llogaria e tij në Twitter u pezullua. Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se autoritetet saudite kanë burgosur më shumë se 16 profesorë universiteti që nga shtatori i kaluar dhe në shumicën e rasteve nuk kanë ngritur akuza kundër tyre./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne