Avionët amerikanë sulmojnë civilët në Siri

Sulmet ajrore të avionëve luftarakë amerikanë në rajonin Al-Xhamili në Raka në veri të Sirisë, kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra civilëve sirianë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se 43 civilë në mesin e tyre edhe disa fëmijë janë vrarë nga sulmi ajror i avionëve luftarakë të të ashtuquajturit koalicion amerikan kundër ISIS të premten në rajonin Al-Xhamili në qytetin Raka në veri të Sirisë i cili ndodhet në kontrollin e grupit terrorist ISIS. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë publikuar të dhëna për vrasjen e dhjetëra civilëve sirianë në mesin e tyre gra dhe fëmijë gjatë bombardimeve të kryera në rajonin Al-Xhamili. Vlen të theksohet se koalicioni i ashtuquajtur amerikan kundër ISIS ditën e kaluar ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e 484 civilëve gjatë operacioneve të kryera në Siri dhe Irak. Kjo është në kohën kur sipas organizatave të të drejtave të njeriut, këto statistika janë shumë më të vogla se sa shifra e vërtetë e viktimave të sulmeve ajrore të Amerikës në Siri dhe Irak./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne