Avionët bombardues rusë ulen në Venzuelë, tmerrohen amerikanët

Zyrtarë rusë dhe amerikanë janë përfshirë në një mosmarrëveshje të ashpër pasi në Venezuelë u ulën dy avionë bombardues rusë, të aftë për të transportuar edhe armë bërthamore.

Dy avionët bombardues të llojit “Tu-160” u ulën në Venezuelë gjatë së hënës, në atë që konsiderohet si shfaqje e mbështetjes ruse ndaj qeverisë së presidentit socialist, Nicolas Maduro.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se, me veprimin në fjalë kemi mbërritur përpara faktit të “shpërdorimit të fondeve publike nga dy qeveri të korruptuara”. Fjalë të cilat qeveria ruse i quajti shumë shpejt si “tërësisht të papërshtatshme”.

Secretary Pompeo

@SecPompeo

‘s government has sent bombers halfway around the world to . The Russian and Venezuelan people should see this for what it is: two corrupt governments squandering public funds, and squelching liberty and freedom while their people suffer.

9,278 people are talking about this

Bombarduesit strategjikë me rreze të gjatë veprimi u ulën në Aeroportin “Simon Bolivar”, në periferi të kryeqytetit venezuelian, Karakas, së bashku me dy avionë të tjerë rusë pasditen e së hënës.

Venezuela dhe Rusia kanë qenë aleatë të ngushtë prej kohësh, ndërsa që prej vitit 2008 në vendin amerikano-latin janë dërguar bombardues rusë, sikurse edhe kryqëzorë raketahedhës.

Bombardues “supersonikë” janë parë në Venezuelë edhe në vitin 2013.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=UcX3dxuN7GM]

Por, vizita e fundit vjen vetëm pak ditë pasi presidenti Maduro u takua me homologun rus Vladimir Putin në Moskë. Ministri venezuelian i Mbrojtjes, Vladimir Padrino tha se, avionët ishin pjesë e stërvitjeve të Forcave Ajrore me aleatët rusë.

Megjithatë, të dielën presidenti Maduro tha se ka pasur një përpjekje të fshehtë, të koordinuar drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, për të tronditur jetën demokratike në Venezuelë, e me siguri për të nisur një “grusht shteti” kundër qeverisë kushtetuese, demokratike dhe të lirë të vendit të tij.

Pompeo e denoncoi lëvizjen e Rusisë në Tëitter, ndërsa zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se komentet e Sekretarit amerikan të Shtetit ishin “aspak diplomatike”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne