Aeroplanët rusë kanë vrarë dy krerë ushtarakë dhe rreth 180 terroristë të tjerë të grupit terrorist ISIS afër Dejr Al-Zur, në lindje të Sirisë, theksoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Si pasojë e këtyre sulmeve parandaluese të datës 6 dhe 8 qershor nga forcat ajrore ruse kundër pozicioneve të grupit terrorist ISIS-it, janë vrarë disa krerë të këtij grupi terrorist si Abu Omar Al-Belgiki dhe Abu Jasin Al-Masri”, deklaroi Ministria ruse e Mbrojtjes sipas agjencisë ruse zyrtare të lajmeve TASS. “Për më tepër, rreth 180 terroristë të këtij grupi janë vrarë gjatë këtij sulmi të avionëve luftarakë të Rusisë”,- thuhet në këtë komunikatë. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi gjithashtu se 16 automjete dhe një depo me municione janë shkatërruar gjatë këtij sulmi./ PT

10