Avionët luftarakë TF-X të Turqisë pritet të dalin në seri në vitin 2023

LONDËR – Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Republikës Turqisë, Nurettin Canikli, duke mos dhënë një datë të saktë në lidhje me projektin e avionit luftarak kombëtar TF-X, tha se viti 2023 është objektivi për të ngritur në fluturim avionin.

Canikli, i ndodhur në Britani për të shoqëruar në takime kryeministrin turk, Binali Yıldırım, ministri Canikli iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ku pasi ka vënë në dukje se projekti ishte një nevojë thelbësore për Turqinë, ai është shprehur se “Do të realizojmë të gjitha marrëveshjet në kohën më të shkurtër të mundshme. Nuk do të ketë asnjë vonesë. Nuk do të jap datë, por objektivi ynë është në vitin 2023 që të ngremë në fluturim avionin.”

Ai ka theksuar sistemi i mbrojtjes ajrore S-400 do të mbërrijë në Turqi në vitin 2019 dhe ka shtuar më tej se “Kjo ka përfunduar, këtë e ka shprehur edhe presidenti ynë. Ne do kemi të gjithë kontrollin në lidhje me përdorimin e sistemit. Prandaj nuk përbën kërcënim për elementët e NATO-s. Nuk është i integruar me NATO-n, por nuk është një kërcënim.”

“Ne këtë sistem e kërkuam më parë nga SHBA-ja, por nuk mundën ta nxirrnin lejen nga senati dhe nuk mundëm ta merrnim. Ne kemi nevojë për sistem të mbrojtjes ajrore kundër kërcënimeve të raketave balistike. Deri më sot nuk e kemi patur të mundur ta merrnim as nga SHBA-ja dhe as nga aleatët tanë të tjerë”, është shprehur ministri turk i Mbrojtjes.

Më tej ai ka shtuar se “Në sistemet raketore të ardhura në vendin tonë në kuadër të NATO-s ne nuk kishim të drejtën e përdorimit kundër kërcënimeve raketore nga Siria. Nuk e kishim të drejtën e përdorimit tek sistemet mbrojtëse as të SHBA-ve as te i Gjermanisë dhe i Italisë apo Spanjës. Siç jeni në dijeni SHBA-ja dhe Gjermania më pas u larguan, pavarësisht se rreziku ende vazhdon. Ne në fazën e parë duhet të kemi një sistem që të jetë plotësisht i kontrollueshëm nga ana jonë dhe në fazën e dytë të posedojmë teknologjinë që mund ta prodhojmë plotësisht apo në masë të madhe me mundësi vendase sistemin. Faza e parë është S-400, ku do të vendosim vetë se ku dhe kur do ta përdorim dhe gjithashtu se ku do të jenë i vendosur”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne