Avioni prodhim turk do të ekspozohet në panairin prestigjioz ndërkombëtar në Angli

Turqia do të ekspozojë në Farnborough Airshow në Britani, i cili është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të aviacionit në botë, avionin Hürjet, i cili është projektuar për të përmbushur nevojat e trajnimit dhe mbështetjen e afërt të avionëve.

Industria Turke e Hapësirës Ajrore (TAI) po përparon me sukses projektin e Jet Trainer i avancuar dhe të avionit të sulmit të lehtë, të cilin e ka nisur duke përdorur burimet e veta pa specifikuar ndonjë nevojë përfundimtare për hulumtimin e tregut.

Kur përfundoi faza konceptuale e projektit, u miratua faza paraprake e projektimit. Ndërkohë që këto studime ishin në vazhdim, Hürjet u prodhua si model individual. Me shfaqjen e “prototipit vendas” të avionit, dizajni paraprak filloi të fitonte dimension fizik.

Në prototipin, që është i pajisur me panelin e kontrollit të lëvizshëm, që mund të kontrollohet nga brenda kabinës së avionit, përdoren pajisje të vërteta. Në prototip përveç motorit, disa sistemeve të shtytjes dhe fluturimit, në mënyrë të reduktuar janë të pranishme të gjitha funksionet e sistemeve.

Prototipi vendas Hürjet do të ekspozohet për herë të parë në panairin ndërkombëtar Farnborough të aviacionit, i cili është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të aviacionit në botë, që do të zhvillohet më 16-22 korrik në Londër.

Në këtë panair avioni Hürjet do të ekspozohet me municione vendase.

Në bishtin e Hürjet, që do të ekspozohet me kamuflazh digjital në panair, do të jetë edhe figura e shqiponjës e cila historikisht ka qenë simbol i popullit turk dhe Forcave Ajrore të Turqisë. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne