Avokati i banorëve pas vendimit të gjykatës: Pronat i mbron Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut

Avokati Artan Manushaqe, duke komentuar vendimin e gjykatës së Tiranës për banorët e arrestuar të zonës së Astirit, i kërkoi kryeministrit Rama që të kthehet në dialog me banorët që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re.

“Unaza e Re është rruga e funeralit tënd politik“, ishte apeli i avokatit drejtuar kryeministrit Edi Rama.

“Prokuroria ta fillonte procesin pa u provokuar nga dhuna e pushtetit. Ka prokuroria dokumentacionin, që ka vajtuar në ambasadën amerikane dhe do të shkojë në Bashkimin Evropian. Të gjithë ata djem që janë dënuar sot janë dënuar politikisht me urdhër të Edi Ramës. I bëj thirrje Prokurorisë jo thjesht për humanizëm të respektojë ligjin dhe të drejtat kushtetuese të çdo qytetari. Mesazhi tjetër është për Edi Ramën; djemtë dhe vajzat e Shqipërisë nuk kanë vdekur.

Harroje këtë pjesë. Nuk do të prishet asnjë tullë në unazën e re. Harroje. Futju procesit ligjor, liroi djemtë nga burgu sepse ke dhënë urdhër dje dhe mos e fut policinë e shtetit në vëllavrasje me shqiptarët. Edi Rama, Unaza e Re është rruga e funeralit tënd politik. Mos harro. Unaza e Re është Shqipëria. Nuk e nxjerr dot nga shtëpia tjetër. T’i kemi dhënë argumentet ligjor, ti e kthen në propagandë. Po e çon vendin në përplasje civile. I bëjmë thirrje intelektualëve që t’i bëjnë presion Edi Ramës”.

Avokati shtoi se pronat e banorëve i mbron Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Pronat e banorëve, argumentoi avokati, i mbron e drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, vendimi i 204-ës. Vendimi i vitit 2004, i Hondorulusë kundër Turqisë, e ka të garantuar pronën edhe kur e ke pa leje, edhe kur kë bërë një tulllë. Pse? Në momentin që qeveria e ka lejuar një gjë, nuk e ka ndaluar.

Ti ke ndërtuar konceptin e qëndrueshmërinë dhe vazhdueshmërisë, konceptin social të banimit, të shkollës, të komunitetit ku ata jetojnë. E gjithë Shqipëria ka bërë ndërtime të paligjshme nga 90-ta e këtej. Në Tiranë janë 80 përqind të ardhur. Pesëdhjetë përqind e pallateve janë pa hipotekë. Edhe këta janë të paligjshëm në kuptimin formalo-jurudik. Por jo. Kushtetua dhe konventa europiane në thelbin e vet ta garanton si të drejtë themelore pronën që në momentin që ti e ke mdërtuar. Këta duan ta zaptojnë, rasti i Unazës së Re”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne