Avokati i zhdukur Besnik Muço gjendet i vdekur

Sipas autoriteteve kompetente italiane ka shumë të ngjarë, që kufoma e avokatit të shquar Besnik Muco të gjendet në morgun e qytetit të Leces.

Një kufomë u pa në det në 5 nëntor në zonën e Punta Correnti në bregdetin e Leces. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike kufoma u arrit të nxirrej nga deti vetëm të nesërmen. Pikërisht për këtë kufomë dyshojnë autoritet italiane se i përket avokatit Muco.

Avokati në orët e vona të 2 nëntorit u imbarkua në një traget të Kompanisë Adri Ferries të Linjës Duri-Barrës. Rreth orës 23 të kësaj date celulari i avokatit u fik dhe pastaj për të nuk pati më asnjë të dhënë. Në traget polica shqiptare gjeti disa nga sendet personale të avokatit Muco. Pala italiane të hënën do të bëjë analizat e DNA-së të kufomës për të përcaktuar në mënyrë të sigurtë, nëse kufoma është e avokatit të zhdukur apo jo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne