Azerbajxhani rrëzon një dron të Armenisë

Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar në vijën e frontit një mjet fluturimi pa pilot (dron) të Armenisë.

Në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se një dron i tipit X-55 i Armenisë është goditur dhe rrëzuar ndërsa ka qenë duke , bërë një fluturim zbulimi mbi pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të rajonit Agdam të vijës së frontit.

Ministria ka publikuar edhe fotografitë e dronit të rrëzuar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne