Azerbajxhani shpreh besim të plotë në ekonominë e Turqisë

Bashkëpunimi strategjik ndërmjet Azerbajxhanit dhe Turqisë po shënon zhvillim çdo ditë e më shumë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit deklaroi të hënën se Bakuja do të vazhdojë të kontribuojë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Ankaranë, të investojë reciprokisht në kapital, të zhvillojë tregtinë dypalëshe dhe të mbështesë projektet rajonale e globale të energjisë dhe transportit.

“Vendi ynë do të vazhdojë të investojë kapital dhe të marrë pjesë aktive në ekonominë e Turqisë. Projektet madhore që Turqia ka realizuar vitet e fundit, do të japin kontribute shtesë për ekonominë dhe sigurinë e Turqisë dhe rajonit brenda një kohe të shkurtër. Azerbajxhani është plotësisht i sigurt për të ardhmen e ekonomisë së Turqisë”, tha MPJ azerbajxhanase përmes një komunikate të shkruar.

“Si gjithmonë, Azerbajxhani do të vazhdojë të mbështesë popullin dhe shtetin turk në të gjitha fushat”, shtoi ajo.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kalojnë një periudhë marrëdhëniesh të tensionuara pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë, Abdulhamit Gul, për mbajtjen nën arrest të priftit amerikan, Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ashpërsoi të premten sulmin e tij ndaj Turqisë duke dyfishuar tarifat doganore amerikane për importet e aluminit dhe çelikut turk në 20 për qind dhe 50 për qind respektivisht./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne