Babai i fëmijës në videon e ‘sulmit kimik në Duma’: Nuk kishte asnjë sulm kimik, fëmija im është mirë

Reagoi babai i fëmijës së quajtur Hasan, në videon e Helmetave të Bardha per ‘sulmin kimik’ në Duma: Jam gati të dëshmoj në të gjithë botën se nuk ka pasur një sulm të tillë.

Megjithëse dihet se krahu sirian i al Kaides është i lidhur me Frontin Nusra, janë zbuluar fakte të reja lidhur me videon provokuese të ‘organizatës joqeveritare’ të mbështetur nga Perëndimi, Helmetat e Bardha, për atë se është realizuar sulmi kimik në rajonin Duma në Gutan Lindore të Damaskut.

NUK KA PASUR LËNDIME, VETËM FRIKË

Babai i fëmijës së quajtur Hasan, Omer Diab deklaroi se ishte i gatshëm të fliste me cilëndo organizatë ndërkombëtare dhe të dëshmonte në të gjithë botën se nuk kishte pasur asnjë sulm të tillë në qytet.

‘MUND TË JAP DEKLARATË NË QENDRAT E KOMBEVE TË BASHKUARA NË NJU YORK DHE GJENEVË’

Diab i cili tha se Hasani është në gjendje të mirë, u shpreh se: “Djali im nuk kishte asnjë lëndim të shkaktuar nga sulmi kimik. Ai ishte pak i frikësuar, por ishte mirë. Unë dhe familja ime jemi të gatshëm të dëshmojmë në të gjithë botën, në Gjenevë, apo në Nju Jork, se nuk ka pasur një sulm të tillë.”

‘HASANI DUHET TË JAP DEKLARATË NË KËSHILLIN E SIGURIMIT TË OKB-SË’

Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova tha se Hasani duhet të jap deklaratë në Këshillin e Sigurimit të Kombëve të Bashkuara lidhur me videon.

Në një konferencë për shtyp, Zaharova u shpreh kështu:

“Nëse është dikush që duhet të deklarojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ai është Hasan Diab dhe familja e tij. Ata duhet të tregojnë se si Helmetat e Bardha po bëjnë mashtrime. Familja e Hasanit është e gatshme të dëshmojë lidhur me atë që ka ndodhur në Duma. Nëse familja e Hasanit dëshiron të shkoj në Nju Jork, çfarë mendoi ju, a mund të marrin ata vizë? Shpresoj që të ndërmerret diçka lidhur me këtë çështje.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne