Bahçeli porosit SHBA-të: Gylenin duhet ta ekstradoni me avionin e parë

Kryetari i partisë turke Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, porositi sot në Ankara se SHBA-të, nëse janë të sinqertë në aleancën me Turqinë, sa më parë doemos duhet t’i ndërpresin kontaktet me organizatën terroriste, e më pas me avionin e parë të ekstradojnë Fethullah Gylenin, raporton Anadolu Agency (AA).

“SHBA-të doemos duhet të lënë anash intervenimin momental dhe diplomacinë telefonike. Nëse janë të sinqertë, nëse janë në aleancë me Turqinë, SHBA-të fillimisht duhet të ndërpresin kontaktet me organizatën terroriste, e më pas me avionin e parë t’i ekstradojnë me duar të lidhura Turqisë tradhtarin dhe liderin e FETO-s”, porositi Bahçeli./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne