Bahrejni kërkon largimin e ushtarëve katariotë nga baza amerikane në Bahrejn

Qeveria e Bahrejnit ka kërkuar largimin e ushtarëve katariotë nga baza amerikane në Bahrejn.

Baza e komandës qendrore e forcave detare amerikane në Bahrejn, ka kontratë me ushtarët e vendeve rajonale që të veprojnë në të dhe misioni i tyre është lufta kundër ekstremizmit. Zyrtarët bahrejnas i kanë kërkuar ushtarëve katariotë që të largohen nga kjo bazë. Ky vendim i qeverisë bahrejnase vjen pas ndërprerjes së marrëdhënieve midis disa shteteve arabe të Gjirit Persik dhe Katarit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne