“Balenat Blu” të korrupsionit janë Ilir Meta e Sali Berisha

Ilir Meta dhe Sali Berisha, përkatësisht ish ministër i Jashtëm e zv.kryeministër dhe kryeministër i vendit në periudhën 2009-2013 nuk janë “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit. Përcaktimi i ambasadorit të SHBA Donald Lu por dhe i komisionerit të BE për zgjerimin Johannes Hahn se duhen futur në qeli “peshqit e mëdhenj” të krimit dhe të korrupsionit, nuk kanë lidhje fare me këtë dyshe krimi.

Meta dhe Berisha janë as më pak dhe as më shumë por “Balenat blu” të krimit dhe korrupsionit, janë “kafshët” e krimit dhe korrupsionit. Dhe këta dy njerëz të krimit, aktualisht duhej të ishin në burg, dhe pastaj të fillonte gjuetia e “peshqeve të mëdhenj” të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Më konkretrisht, po dalin sërish në skenë aferat e Ilir Metës dhe të Sali Berishës me CEZ. Por del në dritë të diellit se si kanë përfituar në mënyrë të vazhdueshme para pafund në kurriz të shqiptarëve.

Prokuroria shqiptare i ka në tavolinë denoncimet, me prova dhe fakte, ndërkohë që deri më tani nuk kanë lëvizur as gishtin thjeshtë për të hetuar. Nuk kërkohet të dënohen, nëse nuk kanë prova, por thjeshtë dhe vetëm të merren së paku nën hetim, të pyetën. Bashkë me ta dhe Nuel Kalaj sekseri i tyre, por dhe Shkelzen Berisha djali palluqe i ish kryeministrit.

Rasti më konkret është denoncimi dhe padia e juristit të OSSH, Romeo Kara në drejtim të Metës dhe Berishës. Një denoncim me prova dhe fakte, ku tregohet qartë implikimi i Ilir Metës sidomos në të gjitha aferat e mundshme dhe në rastin konkret në atë të CEZ dhe DIA. Duke përcaktuar se kush do të mbledhë borxhet e kësaj kompanie në Shqipëri. E ka thënë vetë kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Jozef Hejsek në dëshminë e tij para drejtësisë.

“Lidhur me mbledhjen e rreth 400 milionë eurove debi  të cilat konsumtatorët i detyroheshin CEZ, ne diskutuam me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë dhe qeveria shqiptare propozoi që CEZ të instruktonte dikë me dije të shëndosha biznesi në Shqipëri.

Qazim Tepshi në atë kohë ambasadori i Shqipërisë në Pragë pas diskutimeve me eprorion e tij Ilir Meta, ministër i Punëve të Jashtme, rekomandoi Kastriot Ismailajn si mbledhës të jashtëm të borxheve të CEZ, duke e prezantuar si aleat të ngushtë të Ministrit të Jashtëm Ilir Meta dhe të kryeministrit Sali Berisha. Kjo ka ndodhur në vjeshtë të vitit 2009”, deklaron Hejsek në dëshminë e tij në gjykatë.

Pala çeke sapo e kishte privatizuar në atë kohë OSSH dhe Ilir Meta që në fillim mendoi të gjente burimin e parave përmes Kastriot Ismailajt, duke themeluar DIA-n. Më tej në dëshiminë e tij para drejtësisë Hejsek thotë se “Tepshi më prezantoi me Ismailajn në Tiranë, duke më thënë se kishte lidhje të shkëlqyera me Ilir Metën dhe se gëzonte besimin e plotë të Ilir Metës. CEZ e trajtoi Ismailajn si përfaqësuesin e qeverisë shqiptare për të mbledhur borxhin e vjetër të tij”.

Ndërkohë që Hejsek bën me dije se dhe me garancinë e dhënë nga ERE që sundohej nga Berisha-Meta, për këtë iu dha garanci e plotë, lidhi kontratën me kompaninë DIA në emër të CEZ. Thjeshtë dhe vetëm se ishte një përfaqësues i numrit një dhe dy të qeverisë shqiptare, përkatësisht Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kjo është vetëm maja e ajzbergut e aferës së Metës me paratë e shqiptarëve përmes DIA. Ditë pas dite do të zbardhim të gjitha detajet e kësaj afere shumëmilionëshe që përfundoi në xhepat e thellë të Ilir Metës dhe të karrocën e foshnjës së tij, me të cilën Monika Kryemadhi nxirrte pa lënë gjurmë paratë jashtë vendit për në zonat offshore./Pamfleti.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne