Ballkani bëhet një burim destabilizimi për Turqinë dhe Iranin

Rreziku i dy shteteve të pavarura muslimane, Iranit dhe Turqisë, mund të vijë nga Ballkani, nga anëtarët e organizatave terroriste FETO dhe MEK.

Media vazhdimisht flet për rrezikun e vehabizmit, ekstremizmin islamik, manifestimet kryesore të së cilit janë ISIL (Daesh) dhe Al-Kaeda, por edhe për ndikimin destabilizues rus në Ballkan, i cili sigurisht ekziston, por jo në masën që e shfaq propaganda perëndimore. Natyrisht, aktivitetet spiunuese të Rusisë në Mal të Zi, ku dyshohet se u përpoq të bëhej një grusht shteti, si edhe në Maqedoni, ku përpjekjet për të shpëtuar qeverinë e Nikola Gruevskit kanë dështuar, nuk janë fiktive. Rusia është gjithashtu aktive në Bosnje dhe Herzegovinë përmes mbështetjes së tendencave separatiste të Milorad Dodik në Republikën Srpska. Megjithatë, raportet e medias mbi këto çështje nuk janë të balancuara, por kryesisht ndjekin linjën propagandistike neokonservative amerikane që mediat e Ballkanit dëshirojnë të fuqizojnë, pa aftësi dhe kurajë për të arritur profesionalisht gazetarinë hulumtuese dhe analizat serioze bazuar në qasjen objektive dhe vëzhgimin e ekspertëve të paanshëm.

Perspektiva e vendeve të forta për ndikim dhe përparësi në Ballkan ekziston dhe nuk është fiktive. Por është gjithashtu normale dhe legjitime, edhe pse protagonistët euforikë euroatlantikë duan ta paraqesin atë si një kërcënim vdekjeprurës për të ardhmen e Ballkanit. Perspektiva e ndikimit mbi periferinë evropiane midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Turqisë, madje edhe disa vendeve të tjera muslimane, veçanërisht Arabisë Saudite, është e dukshme. Ndikimi saudit, instrumentalizimi themelor i së cilit është “blloku i çeqeve” të petrodollarëve, është veçanërisht i efektshëm në këtë zonë të varfër të Evropës, dhe është strategjikisht i pajtueshëm, plotësues dhe i nënshtruar ndaj synimeve dhe interesave amerikane në Ballkan.

Lëvizja gyleniste në shërbim të Perëndimit

Përhapja dhe forcimi i selefizmit është parimi qëndror i politikës së jashtme saudite. Rijadi kështu përpiqet ta pozicionojë Selefizmin si një “rrymë” islamike ballkanike, duke u përpjekur të dobësojë pranimin kulturor të islamit ballkanik, i cili për shekuj me radhë ka trashëguar një traditë unike otomane. Kjo nënkupton dekulturializimin e panatyrshëm të islamit ballkanik duke dobësuar tendencat shpirtërore (Sufiste) të qenësishme në Turqi, të cilat formojnë një pjesë organike të traditës shumë shekullore të muslimanëve të Ballkanit. Me propagandizmin agresiv të selefizmit, i cili natyrisht nuk është i paligjshëm, me kusht që të kryhet në mënyrë paqësore, ai gjithashtu kërkon t’ja kalojë dhe të dobësojë ndikimin e civilizimit intelektual dhe gjithëpërfshirës, dhe diskursin filozofik islamik karakteristik të qasjes iraniane. Përhapja sistematike e selefizmit “puritanik” synon të dobësojë ligjërimin e të ashtuquajturit “Islam” politik të pranishëm në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Turqi. Si një nga mekanizmat dobësuese të “islamit politik”, origjina e lëvizjes së Vëllazërisë Muslimane, e cila është manifestuar në Bosnje dhe Hercegovinë që nga Lufta e Dytë Botërore në idetë e Lëvizjes Muslimanët e Rinj, lëvizja e Fetullah Gylenit (Hizmeti) ka një rol të madh. Është interesante se “Gylenizmi”, shumë anti-oriental, ka marrë pjesërisht miratimin e anëtarëve të bashkësisë selefiste në Ballkan, megjithëse ka një dallim të rëndësishëm midis tyre.

Lëvizja Gylen u përdor si një mekanizëm për të shtypur ndikimin iranian në vendet e Azisë Qendrore dhe si një mbulesë për operacionet e inteligjencës perëndimore, tha në kujtimet e tij Osman Nuri Gyndeshi, shefi në pension i agjensisë së inteligjencës turke MIT. Pas shpërthimit të revolucionit islamik në Iran mbështetja për lëvizjen Gylen u forcua, dhe interpretimi i Islamit, i orientuar në mënyrë apolitike dhe laike, reflektonte urrejtjen sektare të shiizmit dhe kështu edhe armiqësinë e hapur ndaj islamit politik të Vëllazërisë Muslimane.

Prandaj, Hizmeti është identifikuar si një mekanizëm i përshtatshëm për zgjerimin e atij perceptimi të Islamit i cili do të jetë i pajtueshëm dhe përplotësues me vizionin dhe qëllimet gjeostrategjike të ruajtjes së hegjemonisë globale amerikane, por në një mënyrë plotësisht delikate, që të mos shkaktonte revoltë masive muslimane. Qëndrat e djathta të pushtetit në Shtetet e Bashkuara e kanë vënë në shënjestër Gylenun dhe lëvizjen e tij duke e akuzuar për ekstremizëm islamik dhe për aspirata të dyshuara për krijimin e dominimit global islam. Pa marrë parasysh sa konfuze ishte, kjo ishte menduar vetëm për konsum nga masat muslimane, në mënyrë që të theksohet origjina islamike e Gylenit dhe të largohet çdo dyshim se ky është një megaprojekt global për një politikë të jashtme vartëse të Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, nuk është rastësi që termi “Hizmet” shpesh interpretohet si “shërbim” nga mjeshtrat globalë.

Pas përpjekjeve të dështuara propagandistike të ndikimit delikat, “Hizmeti”, siç dëshmohet nga shembulli i Turqisë, më në fund u përdor për qëllime terroriste. Për shkak të përfshirjes së oficerëve të forcave të armatosura turke besnikë ndaj Fetullah Gylenit, të cilët u përpoqën të ekzekutonin një grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016, autoritetet turke e shpallën atë një organizatë terroriste. Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC), organizata më e madhe multilaterale në botë pas OKB-së, e ka shpallur gjithashtu FETO-n organizatë terroriste.

Si punon FETÖ në shtetet e Ballkanit

Anëtarët e FETÖ-së janë pozicionuar më së miri në Ballkan, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Shqipëri, ku muslimanët përbëjnë shumicën ose përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të popullsisë, për t’i formuar ata përmes sistemit arsimor në përputhje me strategjinë dhe qëllimet afatgjata të Fetullah Gylenit dhe mentorëve të tij perëndimorë.

Kërkesat e autoriteteve turke ndaj institucioneve politike të vendeve të Ballkanit për të prishur rrjetin e institucioneve të Fetullah Gylenit, deri më sot nuk kanë dhënë rezultate të posaçme në drejtim të dobësimit të ndikimit të FETÖ-s në Ballkan. Presionet administrative mbi institucionet besnike të Fetullah Gylenit janë të kuptimit simbolik. Arsyeja e bashkëpunimit relativ dhe e lirisë së veprimit të gylenistëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në vendet e tjera të Ballkanit, mund t’i atribuohet hezitimit të autoriteteve politike të vendeve të Ballkanit që dëshirojnë të shmangin perceptimin publik se ato janë subjekte turke, si dhe frikës së justifikuar të reagimit dhe sanksionimit nga ambasadat e fuqishme perëndimore dhe nga organizatat ndërkombëtare si OSBE, favorizimi dhe mbrojtja e së cilëve për gylenistët kultivohet në mënyrë aktive nga frika e represionit nga Turqia dhe autoritetet lokale. Shkalla indikative dhe e lartë e përshtatshmërisë së gylenistëve që me shkathtësi manipulojnë statusin e viktimës, megjithëse mendjet e tyre kanë vrarë 240 njerëz dhe plagosur më shumë se 2,000, ka mashtruar parlamentin turk, simbolin më të madh të demokracisë turke.

Brenda kuadrit të elitës intelektuale dhe sociale në Bosnje dhe Hecegovinë, si për laikët edhe për islamikët mbizotëron diskursi se FETO është rezultat i një lufte për pushtet, fuqi, para dhe ndikim midis Erdoganit dhe Gylenit, dhe se ky problem është çështje e brendshme e Turqisë. Sipas këtij diskursi, çdo diskutim për rolin dhe pasojat e mundshme të punës së FETO-s në Bosnje dhe Hercegovinë ose në vende të tjera në Ballkan konsiderohet të jetë eksportim i problemeve të panevojshme turke që mund të komplikojë më tej punët politike në Ballkan dhe të kontribuojë në ndarje të tjera ideologjike sektare, sidomos mes muslimanëve.

Rrjeti Gylenist i FETO-s është me ndikim në shoqëritë ballkanike, veçanërisht në demonizimin e aktiviteteve të Partisë AKP dhe të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, gjë për të cilën ka miratimin e heshtur të Qendrave të Pushtetit Perëndimor.

Një fushë tjetër propagandistike e punës së FETO-s është forcimi i kombësive etnike brenda vendeve të Ballkanit, si një qëllim i llogaritur strategjik me të cilin dëshiron të dobësojë ndikimin diplomatik, politik, ekonomik dhe kulturor të Turqisë në lidhje me ndikimin e Perëndimit, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara. Kjo është pranuar më së miri nga sulmet e mediave ndaj presidentit të Partisë boshnjake të Veprimit Demokratik, Bakir Izetbegoviç, për “nënshtrimin” e tij të pretenduar ndaj Turqisë në kurriz të interesave të Bosnjes, pikërisht për shkak të afërsisë së këtij politikani dhe të partisë që ai udhëheq me kreun e shtetit turk. Megjithatë, ata injorojnë se sa po ndihmon Turqia Bosnjen dhe popullin e saj, veçanërisht në sferën e investimeve, arsimit, turizmit, trashëgimisë kulturore dhe ekonomisë.

Një shembull i demonizimit të Turqisë që favorizon gylenistët është sjellja e keqe e disa udhëheqësve politikë shqiptarë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, i cili u përpoq t’u bënte përshtypje perëndimorëve duke shprehur një qëndrim arrogant ndaj Presidentit turk gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Natyrisht, që politikanët shqiptarë i tregojnë dhëmbët Erdoganit, kjo bëhet për sytë e amerikanëve dhe për të provuar se shqiptarët nuk do të bëhen subjekte të Ankarasë. Nga ana tjetër, ndërtimi i përkujtimoreve për politikanët amerikanë në disa prej garnizoneve provinciale shqiptare është bërë një fenomen, dhe kjo nuk është interpretuar si një subjekt i fuqive të jashtme.

Përshtatshmëria e FETO-s dhe aplikimi i metodave të ndryshme të veprimit janë të shkëlqyera. Është veçanërisht interesante se si muslimanët konservativë të “Hizmetit” krijojnë me shkathtësi aleanca të panatyrshme me organizata sekulare, shoqata dhe figura me ndikim të majtë, për të forcuar pozitën e tyre. Një tjetër veçori e rëndësishme është përpjekja agresive e FETO-s për të siguruar mbrojtjen dhe afrimitetin e ambasadave të fuqishme perëndimore, organizatave ndërkombëtare dhe fondacioneve, për të mbijetuar dhe për të mbrojtur interesat e tij ekonomike. E kombinuar me kultivimin e lidhjeve të ngushta me figurat e fuqishme politike, qoftë në pushtet apo në opozitë, fëmijët e së cilëve janë edukuar në sistemin arsimor të institucioneve të Hizmetit, gylenistët kanë konsoliduar më tej pozicionin e tyre në Ballkan.

Nuk përjashtohet mundësia që rrjeti i Hizmetit, nëse është e nevojshme, mund të shërbejë më vonë edhe si një platformë për fillimin e aktiviteteve subversive kundër interesave të Turqisë në Ballkan, ose në vetë Turqinë. Ballkani është baza më e përshtatshme për destabilizimin e Turqisë, pikërisht për shkak të afërsisë së tij gjeografike me Turqinë dhe mundësisë reale të indoktrinimit të muslimanëve të Ballkanit dhe mobilizimit të tyre kundër interesave turke.

Kampet Terroriste në Shqipëri

Përveç FETO-s, i cili ka përhapur ndikimin e tij në të gjitha shoqëritë ballkanike, ekziston një organizatë terroriste stacionare dhe e rrezikshme në Ballkan që tregon pozicionimin e rëndësishëm të Ballkanit si një disiplinë perëndimore për aktivitetet disiplinuese dhe destabilizuese kundër vendeve të pavarura islamike, Iranit dhe Turqisë. Bëhet fjalë për stacionimin e organizatës terroriste më radikale në Iran, “Muxhahedin Halk”, e njohur me akronimin MEK në territorin e Shqipërisë. Disa mijëra anëtarë të MEK-ut u transferuan në vitin 2013, sipas një marrëveshjeje të dakorduar nga administrata e Obamës dhe Qeveria e Shqipërisë, nga kampet Ashraf dhe Liberty të Irakut në Shqipëri. Edhe pse me pak anëtarë, MEK-u është grupi më ekstremist terrorist, përgjegjës për sulme të shumta terroriste brenda dhe jashtë Iranit dhe për vrasjen e zyrtarëve të shquar iranianë, duke përfshirë bashkëpunëtorin më të afërt të Ajatollah Khomeinit, Seyyed Mohammad Hosseini Beheshti, i vrarë nga anëtarët e MEK në qershor 1981.

Anëtarët e MEK-ut janë gjithashtu përgjegjës për vrasjen e zyrtarëve dhe biznesmenëve amerikanë përpara shpërthimit të Revolucionit Islamik në Iran. Ata u përfshinë në listën e organizatave terroriste të Shteteve të Bashkuara në vitin 1997. Ky kult i jashtëzakonshëm iranian kombinon një variant radikal të ideologjisë marksiste, i ngjashëm me ideologjinë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), me disa elemente të islamit. Fillimisht, MEK-u mbështeti Revolucionin Islamik në Iran në vitin 1979, por u konfliktua me autoritetet e Republikës Islamike, të cilat nuk kishin tolerancë ndaj variantit ekstremist të marksizmit. Pas dështuan të krijonin një Parti Marksiste në Iran, anëtarët e MEK-ut ikën në Irak, ku gjatë gjithë kohës së luftës Iran-Irak ishin nën mbrojtje dhe u shërbyen interesave të regjimit të Sadam Huseinit. Ata morën pjesë aktive në luftën kundër Iranit, si dhe në mbytjen e lëvizjeve të opozitës brenda Irakut, shijave në jug dhe kurdëve në veri. Sadam Huseini e përdori këtë grup terrorist si një grusht të egër të mospajtimit brutal me kundërshtarët e tij politikë. Deri në vitin 2013, MEK ishte në listën e organizatave terroriste më të rrezikshme në SHBA.

Për fat të keq, amerikanët sot kanë një marrëdhënie miqësore me udhëheqësit dhe anëtarët e MEK-ut, selia e së cilit është në Paris. Arsyet për ndryshimin e menjëhershëm të marrëdhënieve të administratës amerikane me këta terroristë janë ekskluzivisht gjeopolitike, për shkak të përpjekjeve të SHBA-së për të ruajtur një pozitë dominuese në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Gjirin Persik. Për shkak të rritjes së shpejtë të fuqisë dhe ndikimit gjeopolitik të Iranit, i cili është bërë forca kryesore në rajon gjatë dekadës së fundit, duke zgjeruar ndikimin e tij në Irak, Siri, Liban dhe Jemen, pozita e së cilit gjatë javëve të fundit është forcuar përkundrejt vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) për shkak të shpërthimit të krizës së Katarit, strategjistët politikë me bazë në Uashington, sidomos ata neokonservativë, kanë vendosur t’i bëjnë terroristët e MEK-ut aleatët e tyre, në mënyrë që të destabilizojnë dhe dobësojnë Iranin.

Roli i mundshëm i MEK-ut në bërjen presion ndaj Teheranit dhe në konfrontimin eventual me Iranin, nëse kjo gjë vendoset nga administrata e Trumpit, është ngulitur në mendimet e planifikuesve politikë në Uashington. Kjo, sigurisht, përshtatet me politikën e re të Trumpit drejt Lindjes së Mesme, pasi Trumpi e ka bërë Arabinë Saudite shtyllën kryesore dhe aleatin e Shteteve të Bashkuara. Disa nga skifterët më të mëdhenj të establishmentit amerikan, si John Bolton dhe senatori John MacCain, si dhe John Kerry para tyre, mbajnë lidhje të ngushta me udhëheqësit e MEK-ut, duke u ofruar mbështetje të madhe diplomatike, financiare dhe mediatike.

Zgjedhjet e fundit presidenciale në Iran, në të cilat presidenti i moderuar dhe i orientuar në reforma Hasan Rouhani fitoi bindshëm, nuk patën ndonjë ndikim në administratën amerikane, që kjo e fundit të ndërmerrte një qëndrim më pajtues. Përkundrazi, administrata e Trumpit mbajti një marrëdhënie shumë të ngurtë dhe armiqësore. Natyrisht, kjo është nga frika e ndikimit iranian në rajon, mbi të cilin amerikanët po përpiqen të mbajnë kontrollin hegjemonik të domosdoshëm për të ruajtur epërsinë globale amerikane, e cila po përballet me një sfidë serioze nga Kina në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore.

Shkatërrimi i Iranit përmes Ballkanit

Duke marrë mësim nga përvojat e luftërave të humbura në Afganistan dhe Irak, amerikanët dhe aleatët e tyre kohët e fundit kanë përdorur gjithnjë e më shumë organizatat terroriste me simbole “islamike” për të arritur qëllimet e tyre gjeopolitike. Për të dobësuar ndikimin e Iranit, ata krijuan dhe përdorën me shkathtësi anëtarët e ISIL-it (ISIS). Ish-gjenerali amerikan Michael Flynn pranoi se qëllimi i politikës amerikane në Lindjen e Mesme (veçanërisht në Levant) ishte krijimi i një “Principate Selefiste” në lindje të Sirisë (Kalifati i Bagdadit) si një mburojë sektare për shtypjen e ndikimit iranian .

Zgjedhja e Shqipërisë për të vendosur anëtarët e MEK-ut duket e logjikshme, pasi Shqipëria është aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara në Ballkan. Shqipëria është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe nuk është shumë larg nga Lindja e Mesme.

Disa muaj më parë, në Shqipëri u mbajt një takim i rëndësishëm i udhëheqësve dhe simpatizantëve të MEK-ut, ku morën pjesë senatori John MacCain, John Bolton dhe, sigurisht, kryetarja e MEK-ut Marjam Raxhavi. Konferenca shprehu synimin e qartë të MEK-ut për të vepruar në mënyrë aktive për të ndryshuar regjimin në Teheran dhe për të krijuar një republikë laike iraniane bazuar në modelin e kësaj organizate terroriste. Marjam Raxhavi është gruaja e Masud Raxhavit, për të cilin nuk dihet nëse është apo jo gjallë. Ka spekullimi se ai është vrarë në Irak.

MEK gëzon mbështetje të fortë financiare nga SHBA-ja, fuqitë perëndimore dhe Arabia Saudite. Në mënyrë karakteristike, një nga folësit kryesorë në kongresin masiv të MEK-ut në Paris vitin e kaluar ishte ish-zyrtari saudit, Princi Turki bin al-Faisal, ish-kreu i shërbimit të inteligjencës së Arabisë Saudite. Princi Turki është në mesin e zyrtarëve të parë sauditë që u takuan në Davos me ish-ministrin e jashtëm izraelit, Tzipi Livni. Kjo ishte thyerja e akullit dhe përgatitja e bashkëpunimit saudito-izraelit, në mënyrë që të shtypte “kërcënimin iranian”. Me ardhjen e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, kjo aleancë tashmë është formalizuar, pavarësisht nga mungesa e marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Është i turpshëm përdorimi i një organizate terroriste që është përfshirë në vrasjet brutale të shtetasve dhe zyrtarëve amerikanë dhe iranianë për dekada të tëra, duke përfshirë gjithashtu tentativën e rrëmbimit të ambasadorit amerikan Douglas MacArthur II, tentativën për vrasjen e gjeneralit amerikan Harold Price, vrasjen e Kolonelit Louise Lee Hawkins dhe shumë zyrtarëve të tjerë të ushtrisë amerikane. Anëtarët e MEK-ut janë gjithashtu përgjegjës për sulme të shumta terroriste dhe vrasje në Iran, veçanërisht për vrasjen e shkencëtarëve më të shquar. Përveç kësaj, ata janë përgjegjës për vrasjet e shumta ndërkombëtare për të cilat qeveria e Irakut i akuzoi më vonë.

E gjithë kjo nuk i shqetësoi zyrtarët amerikanë që të “martoheshin” me këtë organizatë terroriste famëkeqe me origjinë marksiste, duke shpresuar se kjo do t’i ndihmonte ata të dobësonin dhe përfundimisht të përmbysnin regjimin revolucionar iranian që për gati katër dekada i ka rezistuar llojeve të ndryshme të presioneve dhe që, bashkë me Turqinë, ka sistemin më të lirë parlamentar në botën islamike.

Një gazetar i shquar amerikan në Nju Jork, Seymour Hersh, botoi në vitin 2008 një artikull në të cilin ai vuri në dukje se administrata amerikane sapo kishte zgjedhur pikërisht terroristët e MEK-ut si favoritë për luftën e ardhshme prokurë në Republikën Islamike të Iranit. British Daily Mail botoi një tekst që tregonte se Izraeli armatoste, trajnonte dhe financonte drejtpërsëdrejti anëtarët e MEK-ut. Kjo u konfirmua nga disa zyrtarë amerikanë, si dhe pionierë më të informuar në Uashington konfirmuan lidhjet e ngushta mes Mossadit dhe MEK-ut. Këto pohime janë konfirmuar nga dokumenti zyrtar i Institutit Amerikan “Brookings”, i cili në vitin 2009 publikoi një studim strategjik nga një grup ekspertësh për Iranin nën titullin “Cila rrugë për në Persi”. Duke marrë parasysh skenarët e ndryshëm të veprimit kundër Iranit, një nga rekomandimet e këtij dokumenti strategjik, i cili zakonisht bëhet pjesë e politikës së administratës amerikane, është armatosja, trajnimi dhe mbështetja e MEK-ut në sulmet terroriste ndaj Iranit. Në mënyrë që kjo mbështetje të përfundonte në grupet politike serioze opozitare në mërgim, këshilltarët perëndimorë të MEK-ut e ndihmuan atë të formonte të ashtuquajturin “Këshilli Kombëtar Iranian i Rezistencës (NCR) si një platformë politike e kontrolluar nga terroristët e MEK-ut, kryesuar nga Marjam Raxhavi. Kjo nuk duket të jetë aspak një dilemë morale për amerikanët, edhe pse ka dëshmi të përfshirjes së MEK-ut në veprime terroriste të drejtuara kundër interesave amerikane.

Aksi strategjik Uashington – Rijad – Tel Aviv

Kur fuqia hegjemoniste e SHBA-së në Lindjen e Mesme po dobësohej në lidhje me Iranin, anëtarët e administratës së luftës në Uashington ishin pothuajse të gatshëm të përdornin këtë organizatë terroriste. Duke e hequr MEK-un nga lista e organizatave terroriste, ata u përpoqën t’i rifusnin ata në një grup legjitim të opozitës civile, pasi ai thuhet se dëshmoi të ishte një grumbullues i vlefshëm informacioni për Iranin, që për shkak të aftësive të mira të kundër-inteligjencës së Iranit, e kishte të vështirë t’ja dilte mbanë.

Sigurisht, NCR e dominuar nga MEK-u publikisht i largoi qëndrimet e mëparshme anti-amerikane. Ky grup është sot aleati më i besueshëm i administratës amerikane për planet e zhvendosjes së regjimit në Iran. Amerikanët i vlerësuan anëtarët e MEK-ut si protagonistët kryesorë që i ndihmuan ata të zbulonin vendin ku Irani po kryente aktivitetet e pasurimit me uranium në Natanz. Duhet të kujtojmë se anëtarët e MEK-ut ishin avokatët më të mëdhenj të marrjes së dhunshme të ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1980, ndërsa, për shembull, ish-Presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad, i njohur në Perëndim si “Jastreb”, i cili ishte një student aktivist në atë kohë, e kundërshtoi haptazi këtë akt, edhe pse ai më vonë u bë një nga udhëheqësit më radikalë të Iranit. Anëtarët e MEK-ut bombarduan selinë e Partisë Republikane Islamike në pushtet në vitin 1981, duke vrarë 70 politikanë të rangut të lartë.

Për fat të keq, kjo organizatë terroriste sot gëzon simpatinë e zyrtarëve amerikanë si Senatori John McCain, Rudy Giuliani, Gjenerali Hugh Shelton, John Bolton, një nga avokatët më të mëdhenj të përmbysjes së autoriteteve iraniane me forcë, gjeneral Wesley Clarke dhe Lee Hamilton, dhe shumë e shumë zyrtarë të tjerë. Është frustuese të shohësh sa shumë janë përkushtuar këta zyrtarë amerikanë për të bashkëpunuar me organizatën terroriste famëkeqe për të arritur vazhdimësinë e hegjemonisë globale amerikane, të pamundur pa kontrollin e plotë të Gjirit Persik. Prandaj nuk është e habitshme që vendimi i fundit i Presidentit Trump për të mbajtur anën e autoriteteve saudite kundër Iranit ka krijuar aksin më të fundit strategjik dhe aleancën Uashington-Rijad-Tel Aviv, e cila bashkon interesin e përbashkët për të shtypur ndikimin iranian.

Strategjia afatgjatë amerikane nuk ndryshon kurrë, gjithnjë mbetet e njëjtë. Presidentët e rinj ndryshojnë vetëm në nuancat dhe metodat se si të arrijnë më së miri qëllimet e kësaj politike me sa më pak humbje të jetë e mundur. Hegjemonia globale amerikane dhe dëshira e papërmbajtshme për dominim global të vazhdueshëm, me çdo kusht, është e pamundur pa hapjen e një lufte të re.

Ndërsa në Ballkan flitet rreth rreziqeve të ndërhyrjes, destabilizimit dhe spiunazhit rus, të cilat sigurisht nuk janë risi, politikanët, shkencëtarët, mediat dhe publiku ballkanik ose nuk janë të vetëdijshëm, ose Ballkani hesht me mençuri në lidhje me ngjarjen dramatike të kthimit të Ballkanit, veçanërisht të Shqipërisë, në poligonin kryesor të trajnimit të grupit terrorist MEK me qëllim të përmbysjes së autoriteteve legjitime të Republikës Islamike të Iranit. A janë liderët politikë të Ballkanit të vetëdijshëm për faktin se një vend ballkanik po përgatitet të rrëzojë një vend të sofistikuar, një djep të civilizimit të lashtë, një republikë që, megjithëse kombinon një model të qeverisjes teokratike me parlamentarizmin demokratik, ka përveç Indonezisë, Turqisë dhe, deri në një farë mase, Kuvajtit, parlamentin më të lirë në botën islame; një shoqëri civile kumbuese një vend ku fuqia punëtore e grave është më e shkolluara dhe e përfaqësuar në mënyrë proporcionale në aktivitetet tregtare, më shumë se të gjitha vendet muslimane, shkencëtarët e së cilit janë në krye të botës? Pavarësisht nga kjo, Irani, për shkak të përpjekjes së dokumentuar kundër tendencave ekstremiste të ISIL-it dhe grupeve të tjera terroriste në Irak, Siri dhe Afganistan, është një faktor i rëndësishëm në stabilitetin e Lindjes së Mesme, dhe forca më e mirëpozicionuar për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin e vërtetë që kërcënon të krijojë një botë islamike të përçarë, të rrënuar nga intensifikimi i konflikteve ndër-muslimane, që do të përdoret përherë për plaçkitje dhe shfrytëzim nga neo-imperialistët.

Një mashtrim i ri nga neo-konservatorët amerikanë

Shqipëria po bëhet depoja kryesore për rekrutimin, strehimin dhe trajnimin e terroristëve të cilët, herët a vonë, do të përdoren si një raketë për goditjen e Teheranit. Irani ka aftësitë e nisjes së raketave me rreze të mesme dhe të gjata, gjë që është dëshmuar nga sulmet e kohëve të fundit mbi objektivat e ISIL-it të fshehura në Deir al-Zura në Sirinë Lindore. Nëse siguria iraniane rrezikohet, lind pyetja se çfarë ndodh nëse Irani përpiqet të neutralizojë kampet e MEK-ut në Shqipëri, pasi ato janë në territorin e një vendi anëtar të NATO-s dhe brenda rrezes së Iranit.

Natyrisht, kjo mund vetëm të spekullohet, por Ballkani mund të bëhet përsëri skenë e Luftës Botërore. Kreu i NCR, Marjam Raxhavi kohët e fundit është bërë jashtëzakonisht elokuente në deklaratat e tij se si regjimi në Teheran po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme dhe është i shqetësuar se aktivitetet subversive të NCR-së dhe MEK-ut, me mbështetjen e fuqishme të forcave amerikane, ekspertizës izraelite dhe parave saudite; kjo strukturë opozitare që kohët e fundit ka qenë aktive në Ballkan, mund të ushqejë një luftë me Iranin. Pas ardhjes në pushtet të administratës Trump, fokusi i saj kryesor në Lindjen e Mesme ka qenë përplasja me Iranin. Në fakt, kjo llogaritje ka filluar tashmë me një përpjekje për të izoluar Katarin e akuzuar për destabilizimin e rajonit, pasi ai është një pengesë për arritjen e unitetit të detyruar të GCC-së nën komandën hegjemonike të Rijadit.

Duke pranuar të strehojë një grup terrorist që ka për qëllim përmbysjen e qeverisë legjitime iraniane, Shqipëria është bërë vullnetarisht një poligon për manipulim kundër Iranit. Qeveria e Shqipërisë nuk ka shprehur asnjë shqetësim në lidhje me keqpërdorimin e territorit të saj për të minuar vendet e tjera. Ky shembull sugjeron që anëtarësimi në NATO nuk është diçka aq e mirë sa na paraqitet, por që anëtarët e tij nuk kanë zgjedhje veçse të përcjellin hegjemoninë globale amerikane.

Arsyeja kryesore për mbështetjen e terroristëve që përpiqen me dhunë të ndryshojnë regjimin në Teheran është dobësimi i vazhdueshëm i pozitës hegjemoniste të SHBA-së, e cila është e paqëndrueshme prej një kohe të gjatë, veçanërisht për shkak të rritjes së fortë të Kinës, së cilës Uashingtoni është i detyruar t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe burime, një strategji e njohur si “rrotullim në Azi”, që nënkupton zhvendosjen në Azinë Lindore. Është pikërisht në këtë kontekst të përballjes me Iranin që mbështetja e një administrate më të hershme amerikane për të rrëzuar regjimin e Asadit, si parakusht për instalimin e autoritetit pro-amerikan të kukullave në Iran gjatë diktaturës së Shahut Mohammad Reza Pahlavi, ishte përveç Izraelit, shtylla më e besueshme e dominimit amerikan në Lindjen e Mesme.

Në mungesë të këtij luksi, Uashingtoni ka vendosur të forcojë pozitën e kurdëve, veçanërisht në Siri, në mënyrë që të dobësojë interesat legjitime të Turqisë në Siri dhe Irak dhe të parandalojë forcimin e ndikimit turk në Lindjen e Mesme në përgjithësi. Drejtuesja e MEK-ut, Marjam Raxhavi kurrë nuk e fali administratën e Obamës, që u mënjaua gjatë demonstratave të dështuara masive të “Revolucionit të Gjelbër” në Teheran në vitin 2009, që nuk e tronditën qeverinë revolucionare iraniane.

Revolucioni i Gjelbër ka dështuar pikërisht sepse në Iran ekziston një mekanizëm serioz për shprehjen publike dhe të lirë të pakënaqësisë dhe mosmarrëveshjes me politikën zyrtare iraniane. Kjo dëshmohet nga parlamentarizmi jashtëzakonisht aktiv, pluralizmi relativ i mediave, shumë parti të lira politike, sektori joqeveritar shumë i zhvilluar dhe efikas, liria intelektuale, skena interesante artistike dhe, natyrisht pluralizmi serioz i mendimit brenda vetë establishmentit teologjik, i cili nuk është aspak monolitik siç dëshiron ta tregojë propaganda perëndimore. Mekanizmat e sistemit politik iranian kompleks, të cilat kanë një dozë të lartë tolerance për pikëpamjet e opozitës, si dhe një ndarje serioze e pushtetit dhe e qendrave të shpërndara të pushtetit dhe vendimmarrjes, janë arsyeja e jetëgjatësisë së sistemit politik në Iran.

Ideja se kjo mund të ndryshohet apo të hiqet duke përdorur autorizime terroriste të tipit MEK, dhe duke përdorur si platformë Shqipërinë, ku janë vendosur stacionet e luftëtarëve më të mëdhenj të MEK-ut, është vetëm një nga iluzionet e neokonservatorëve të SHBA-së dhe e princave të Arabisë Saudite. Nëse nuk do ishte e dhimbshme, do të ishte gallatë. Megjithatë, heshtja e politikanëve të Ballkanit dhe e publikut për këtë është shqetësuese. Nuk ka nevojë të bëhemi naivë dhe të besojmë se një ditë, nëse do jetë e nevojshme, rrjeti gylenist i vendosur strategjikisht në Ballkan (FETO) nuk do të përdoret për t’u përballur me qeverinë në Ankara, veçanërisht nëse vazhdon kursin e tij të pavarur politik dhe zhvillimor; kjo, nëse ndikimi i Turqisë në Ballkan, Gjirin Persik dhe në Lindjen e Mesme vazhdon ose forcohet, ose nëse Turqia dhe Irani afrohen.

Osman SOFTIĆ

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne