Balonat e palestinezëve kthyen në një ankth jetën e pushtuesve

Të rinjtë palestinezë po përdorin balonat fluturuese si një mjet i rezistencës kundër kantierit ushtarak të regjimit pushtues sionistë në kufirin e Gazës. Balonat frikësuan pushtuesit sionistë.

Balonat e bëra nga degë të thjeshta pemësh të cilat i mbështjellin me letër, ata i lidhin me një copë pëlhure që shërben si një fitil për një shishe të vogël brenda të cilës vendosin benzin. Ata ndezin fitilin para se ato t’i dërgojnë në territoret e pushtuara. Kështu, ato shndërrohen në ‘Balona Zjarrvënëse’ të cilat shkaktojnë zjarrë në regjimin pushtues.

Të rinjtë palestinezë kanë filluar ta përdorin këtë metodë në mënyrë efektive nga e premtja e tretë e Marshit të Madh të Kthimit.

Në vlerësimin e bërë nga gazeta e regjimit izraelit, Yediot Ahranoot, shkruhej se deri më tani në Izrael kanë arritur qindra balona dhe se ata shkaktuan shkatërrimin e mijëra hektarë tokë, duke shkaktuar kështu dëme ekonomike dhe më e rëndësishmja, duke e kthyer në një akth jetën e atyre që jetojnë në rajon.

Burimi : Rast Haber/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne