Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi i ftuar në “Koha për t’u zgjuar”, foli për situatën politike në vend dhe fushatën e elektorale të këtij muaji.

Sipas ish-Presidentit të Republikës, kjo fushatë ka qenë pa përmbajtje dhe pa formë, madje “fushata ka filluar dhe me mjete të tjera.

I pyetur në lidhje me marrëveshjen Rama-Basha, kryetari i FRD-së tha se dy liderët mbuluan me grim një plagë të madhe në Shqipëri që janë zgjedhjet, për të cilat nuk gjetën zgjidhje.

Fushata elektorale

Kjo fushatë rezulton fushatë pa përmbajtje, pa formë, madje kemi parë edhe situata që pak kush i kishte menduar, që brenda koalicionit që kanë filluar fushata me mjete të tjera, gjë që nuk kënaq njeri. Është momenti kur mund të bëjmë një lloj bilanci. Programi i FRD nuk ka ndryshuar që nga viti 2012, është prezantuar në vitin 2013, dhe nuk ka ndryshuar, se është një program i efektshëm.

Sa i djathtë është programi i FRD?

Unë shikoj që ka një rënie dramatike të nivelit të politikës në përgjithësi. Shoh një shoqëri ku njerëzit e ditur janë strukur, nuk i shoh. Niveli është i mjerueshëm, janë po këta njerëz që 4 vjet, thërasin, bërtasin, ankohen dhe ndryshojnë formë në muajin e fundit, kthehen në militantë me partitë e tyre. S’shohin më hallet e tyre. Kanë afeksion për liderët e tyre, mjafton të jenë mirë ata.

Fuknsionojnë tifozët dhe jo mendimtarët?

Mendoj se një pjesë e kualifikuar e shoqërisë shqiptare është larguar jashtë. Një pjesë janë këtu, po janë strukur. Këtu janë njerëz që rendin pas karriges, nuk kanë vizion. Politikan është ai që sheh në perspektivë për 10-15 vjet. FRD është me një listë cilësore. Në të gjithat qytetet kemi njerëz të nderuar. Unë jam misionar në politikë, s’kam nevojë për karrige. Meqë janë zgjedhjet, kemi propozuar që parlamenti nga 140 vetë të shkojë me 100 vetë.

Marrëveshja Rama-Basha

Gjëja më e keqe e marrëveshjes Rama Basha ishte ajo që pritej të bëhej dhe vetëm ajo nuk u bë, u diskutua për gjithçka vetëm për listën e zgjedhjeve nuk u diskutua. Përderisa s’u vendos për një ligj korrekt, a do kemi një parlament të besueshëm?Gabimi i tyre është që mbyllën me grim një plagë të madhe në Shqipëri, që janë zgjedhjet. Rama që është kryeministër, del e thotë mos votoni të tjerët. Politikani duhet të dalë e të thotë më votoni mua, por mos u merr me tjetrin.

13