Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka prezantuar Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore.

Banka Botërore, tha se rritja ekonomike në Kosovë mund të arrijë në 4.4 për qind, pak më e lartë se në vitin 2016 që ka qenë 3.4 për qind. Kurse dy vitet e ardhshme parashihet rritje deri në 4.8 për, por që për shkak të jostabilitetit politik kjo rritje mund të mos ndodhë. Linda Van Gelder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perendimor, tha se Raporti vlerëson zhvillimet në 6 vendet e Ballkanit perëndimor dhe paraqitë vështrim për tre vitet e ardhshme.

“Të gjashtë vendet përballen me sfida të krijimit të vendeve të punës. Dua të theksoj tre mesazhe kyçe. Ekonomitë e Ballkanit kanë rritje në GDP në rajon që pritet të rritet për 2.6 për qind dhe rritja më e madhe ishte Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi. Në Kosovë rritja ekonomike parashihet të ngitet nga 3.4 për qind në vitin 2016 në 4.4 për qind në vitin 2017, e krijuar kryesisht nga investimet, eksporti dhe konsumi. Është ngadalësuar rritja në Serbi dhe Maqedonia. Pas një dekade punësimi është kthyer në nivelet e vitit 2008 për të gjitha vendet përjashtuar në Bosnje. Parashikimi ekonomik është i cenueshëm ndaj zhvillimeve politike”. – tha Van Gelder.

10