Banka Botërore: Rindërtimi i Sirisë kushton 226 miliardë dollarë

Banka Botërore vlerëson se dëmi ekonomik i shkaktuar nga përplasjet terroriste me ushtrinë dhe popullin sirian nga viti 2011 deri në vitin 2017 është vlerësuar 226 miliardë dollarë.

Dëmi ekonomik i luftës kundër terrorizmit në Siri gjatë gjashtë viteve të fundit është katërfishi i vlerës së PBB-së së saj në 2010, thuhet në ueb faqen e Bankës Botërore. Përballja me terrorizmin në Siri ka dëmtuar shumë infrastrukturën e saj. Banka Botërore po shqyrton aktualisht nevojën për investime në Siri. Terrorizmi ka ndikuar që Siria të humbasë 27 për qind të pronave rezidenciale dhe 50 për qind të institucioneve arsimore dhe shëndetësore. Banka Botërore ka raportuar se shkatërrimi i infrastrukturës shëndetësore në Siri gjatë luftës kundër terrorizmit ka çuar në rritjen e numri të personave që kanë humbur jetën dhe që janë lënduar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne