Banka i sekuestron shtëpinë, ja si lufton pronari për ta shpëtuar

Policia ka rrethuar një pallat në zonën e 9-katësheve në Tiranë për të ndihmuar përmbaruesit të sekuestrojnë apartamentin e familjes Tajari.

Sipas përmbaruesve, familja Tajari nuk ka shlyer kredinë ndaj një banke të nivelit të dytë.

Por, familjarët e kanë kundërshtuar me forcë Përmbarimin duke u ngujuar brenda për të mos e lëshuar shtëpinë dhe duke kërcënuar se do të digjen me benzinë.

Djali i familjes tregoi se ‘babanë e kanë marrë në komisariat dhe shefi i thoshte liroje shtëpinë se ta jap unë prapë.  Sot nuk të lejohet më, do hyhet me dhunë. Kanë ardhur me zjarrfikëse dhe vijnë bëjnë presion; mbajnë dikë nga familja në komisariat. Vlera e shtëpisë është 130 milionë, ata e kanë shitur shtëpinë për 50 milionë. Unë do të mundohem ta mbroj, ta djeg, t’i hedh benzinë dhe  atyre nuk do t’ua lë.”

Familjarët thanë se ata nuk kanë lënë apartamentin si kolateral, por fermën në Lushnjë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne