Banka të mëdha europiane, interes për të hyrë në tregun shqiptar

Nga: Etleva Xhajanka

Bankat e mëdha europiane po shohin me interes shtrirjen e aktivitetit të tyre në Shqipëri.

Epërsia e reformave të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria në disa drejtime dhe zhvillimet pozitive në ekonominë e vendit, e kanë kthyer Shqipërinë në një vend me interes për të investuar nga sipërmarrësit e huaj dhe së fundi në banka të rëndësishme europiane.

Banka më e madhe italiane, UniCredit, ka shprehur interes për të qenë e pranishme në Shqipëri. Në një takim mes shoqatave të bankave të dy vendeve, përfaqësuesit e UniCredit kanë shprehur interes të veçantë për të bashkëpunuar në vendin tonë.

UniCredit është e pranishme në shumicën e vende të rajonit, teksa me Shqipërinë mundësitë janë të mëdha për aktivitet financiar për shkak se Shqipëria e ka të përqendruar tregtinë me Italinë dhe realizon një pjesë të madhe të tregtisë së shërbimeve më këtë vend.

Ndërkohë që sistemi bankar shqiptar mbetet i mirëdiversifikuar sipas origjinës së kapitalit.

Burimi: ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne