Banka turke “Halkbank” mbështet ekonominë e Maqedonisë

Inovacioni në proceset dhe shërbimet është një nga karakteristikat kryesore të “Halkbank”, e cila përmes strategjive të adaptuara dhe përmes krijimit të produkteve dhe shërbimeve për klientët mikro, të vegjël dhe të mesëm është shndërruar në një lider në zgjerimin e vizionit të sistemit bankar në Maqedoni, u tha në takimin me gazetarë të Sh.A. HALKBANK -Shkup dhe Odës Ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO).

Në një adresim para të pranishmëve, drejtori i përgjithshëm i “Halkbank”, Bilal Sucubaşı, u ndal tek rëndësia e bankës që drejton mbi ekonominë e Maqedonisë si dhe për traditën 25 vjeçare të veprimit në vend.

Një theks të veçantë ai vendosi tek zbatimi i produkteve dhe shërbimeve inovative.

Sucubaşı foli edhe për planet për vitin 2018, duke theksuar se “Halkbank” do të vazhdojë të investojë në rritjen kapacitetit të saj, duke zgjeruar stafin, njëkohësisht do të vazhdojë të mbështesë bizneset lokale.

“Ne jemi bankë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe gjithmonë jemi të pranishëm në tregun e konsumatorit por edhe në tregun e klientëve të mëdhenj përmes projekteve tona. Ne jemi të pranishëm edhe në projektet më të mëdha të cilët kontribuojnë dukshëm për Prodhimin e Brendshëm Bruto si dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Dëshiroj të theksoj se jemi banka me rritje më të madhe të klientëve fizik”, tha Sucubaşı.

Ai shtoi se kanë vendosur një sërë produktesh të reja, në mënyrë që t’u bëhet ballë kërkesave të klientëve të tyre, për çka kanë vënë në përdorim kreditët Esnaf, RAAT dhe Promo Plus.

“Besimi të cilin klientët shfaqën ndaj bankës sonë si dhe falë rritjes së qëndrueshme, në mënyrë të pashmangshme u bë rritja e fitimit të bankës, i cili në vitin 2017 arriti neto 8,7 milionë euro”, tha Sucubaşı.

Në këtë event u prezantuan rezultatet financiare të bankës për vitin paraprak, ku spikat rritja e normës së mjeteve të cilat kapin vlerën prej 686,6 milionë euro. (Anadolu Agency-AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne