Banorët e Unazës së Re janë konfrontuar sot paradite në ambientet e jashtme të Parlamentit me forcat e rendit.
Protestuesit kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të Parlamentit, ku është duke folur Kryeministri Edi Rama.
Në terren është dashur ndërhyrja e forcave speciale të cilët kanë qetësuar për disa momente situatën.
Banorët kanë hedhur në drejtim të forcave të rendit tymuese dhe janë përleshur dhe fizikisht.
Në foto Zv.Drejtori i Policisë, Dhimitraq Ziu, i cili është gërrvishtur në fytyrë nga konfrontimi me banorët e Unazës së Re.
Edhe deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës së banorëve të Unazës së Re para Parlamentit. Pranë protestës janë deputetët e PD, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Luan Baçi, Myslym Murrizi, Endrit Brahimllari i LSI etj.