Banorët e Golanit dënojnë përkrahjen e Izraelit për al-Nusran (Al Kaeden Siriane)

Banorët në pjesët e pushtuara të Golanit të Sirisë kanë mbajtur një protestë për të dënuar atë që ata e quanin mbështetje e Izraelit për terroristët që luftojnë kundër Damaskut.

Demonstruesit akuzuan Izraelin për mbështetjen e Xhabhat Fateh al-Sham, i njohur më parë si Fronti al- Nusra degë e grupit terrorist al-Kaeda, gjatë sulmit të terroristëve në fshatin Hader të kontrolluar nga qeveria siriane në rajonin Kuneitra. Forcat izraelite u vendosën në zonë për të shpërndarë protestuesit. Të premten, një bombardim nga grupi terrorist i Frontit al-Nusra vrau të paktën nëntë vetë dhe plagosi 23 të tjerë në fshatin Hader. Sipas mediave siriane, raketat dhe armët e zjarrit pasuan bombardimet në Hader, në afërsi të lartësive Golan të pushtuara nga Izraeli. Burimet lokale siriane e përshkruan sulmin si më të madhin në zonë, duke thënë se në sulmin e tyre terroristët përdorën rrugë të reja, të cilat u hapën nga ushtria izraelite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne