15 familje të pallatit të 5 katësh dhe tre të tjera të ndërtesës tre katëshe në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër kanë liruar për të tretën natën radhazi banesat e tyre.
Teksa qëndrojnë jashtë nga frika e shembjes nga rrëshqitja e tokës, ata apelojnë institucionet për ndërhyrje. Banorët kërkojnë një përgjigje përfundimtare, janë të sigurtë në banesat e tyre apo jo.
“Ne do të rrimë përjashta, gjeologu thotë këtu është shumë e rrezikshme mund të shembet nga momenti në moment, ndërsa inxhinieri i bashkisë tallet në televizor dhe thotë nuk ka asnjë problem, banorët të hynë brenda. Pushteti vendor është në gjumë komplet, nuk çajnë kokën fare, vetëm kur njerëzit ti bllokojë pallati.Të bëjnë deklarata boshe pastaj” tha një prej banorëve për OraNews.

“Në këtë moment u hap një shenjë tjetër, lëvizi vendi. I lutemi Presidentit, kryeministrit, kryebashkiakes të vinë të shikojnë, lëvizi vendi” u shpreh një tjetër.
Nënkryetari i bashkisë, Vangjel Muço, i cili po ndjek situatën nga afër tha për Ora Neës se të martën presin studimin gjeologjik për rrëshqitjet.

“Kam qenë prezent këtu.Nuk ka kontraditë, secili nga ekspertët flet për pjesën e punës së tij që bën.Do presim rezultatet e studimit gjeologjik për rrëshqitjet. Rezultati maksimumi është premtuar të vijë të martën”.
I pyetur nëse banorët duhet të qëndrojnë në banesat e tyre apo jo, ai thotë se nuk merr përsipër të japë një përgjigje.

39