Banorja e unazës, Ramës: Dil ti nga shtëpia dhe të paguaj qiranë për 10 vjet…

Protesta e banorëve të Unazës së Re, ka hyrë në ditën e saj të 24. Banorët janë shprehur se nuk do tërhiqen dhe nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.

Ndërkohë Linditaa Protoduari, banore e zonës së Unazës së Re e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, ka sfiduar publikisht kryeministrin Rama, duke i thënë që të dilte nga shtëpia e tij dhe t’ia paguaj ajo qiranë.

“Unë po i bëj një thirrje kryeministrit nga studioja juaj e mrekullueshme, nuk jam ndoshta e pasur, meqë ka thënë 3 vjet qira për banorët e Unazës së Re, unë i them të paguaj unë 10 vjet qira dhe të ikë nga shtëpia dhe të vete unë me fëmijët e mi. Boll kam vuajtur.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne