Barbadosi njeh Kosovën

Kosova mori të enjten njohjen më të re nga Barbadosi në vigjilje të 10 vjetorit të Pavarësisë, deklaroi zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në një postim në rrjetin e tij social, Pacolli shprehet se “Në vigjiljen e festës së madhe të pavarësisë, ja edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur!!”.

Po ashtu, Pacolli poston dhe faksimilen, ku dokumentohet njohja e Kosovës nga Barbadosi.

Edhe Presidenti Thaçi ka reaguar në statusin e tij Facebook me rastin e njohjes së Kosovës nga Barbadosi.

“Festa e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës sapo ka filluar. Barbados është shteti i radhës që njeh Kosovën. Urime gjithë qytetarëve të Kosovës. HTH”, shkruan Thaçi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne