Bardhi: Tahiri duhet të arrestohet, kërcënoi punonjësit e drejtësisë

Këshilltari ligjor pranë PD, Gazmend Bardhi u shpreh se vendimi i prokurorisë së Italisë nuk e bën të pafajshëm në Shqipëri Saimir Tahirin, pasi sipas tij ish ministri i ka kryer krimet në Shqipëri. Bardhi u shpreh se Tahiri i ka dhënë mbështetje grupit Habilaj duke i vënë në dispozicion policinë, skafin dhe makinën.

“Saimir Tahiri është hetuar në Itali nëse ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian. Për veprimtarinë kriminale kompetencë e ka vetëm Prokuroria shqiptare. Vendimi i prokurorisë së Italisë nuk e bën të pafajshëm në Shqipëri Saimir Tahirin. Ai vuri në dispozicion policinë e shtetit për Habilajt. Prokuroria ka prova për implikimin e Tahirit në veprimtari kriminale. Saimir Tahiri i ka dhënë mbështetje grupit Habilaj duke i vënë në dispozicion policinë, skafin dhe makinën. Patentat e skafit të Tahirit u gjetën tek makina e një personi me mbiemër Sota”- tha Bardhi.

Gazmend Bardhi u shpreh se Prokuroria duhet të  ndryshojë masën ndaj Saimir Tahirit duke e arrestuar, pasi sipas tij ka kërcënuar punonjësit e drejtësisë me gjuhën e përdorur.

“Tahiri i pafajshëm është pjesë e skenarit të Ramës. Tahirit iu dha kohë për të pastruar provat, pasi Rama kapi me urgjencë Prokurorinë. Tahiri kërcënoi me mesazhin e tij mafioz dëshmitarët dhe ata që nuk i janë bindur deri më sot. Tahiri bëri shantazh në një nga hotelet luksoze të Tiranës. Shantazhet e tij ndaj çdo personi dhe punonjësve të drejtësisë tregojnë se ai është i aftë të prishë hetimet dhe duhet të ndryshohet masa e sigurisë duke dhënë arrest me burg. Tahiri kërcënoi policët dhe prokurorët që nuk iu binden atij. Ai përdori gjuhë mafioze ndaj punonjësve të drejtësisë që po hetojnë.”- tha Bardhi.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne