Baristi nga Kalifornia refuzon t’i shërbejë ekstremistit amerikan që ofendoi gruan muslimane

Një barist në Kaliforni nuk pranoi t’i shërbente një klienti pasi që fyeu një grua muslimane. I gjithë konfrontimi u regjistrua në video.

The Press-Enterprise raporton se klipi i postuar në internet të hënën ishte filmuar në një lokal buzë një lumi i quajtur Coffee Bean & Tea Leaf.

Në video tregohet një burrë që pyet “Mos është gjë Halloween?” ndërsa qëndron përballë gruas me shami. Ndërkohë që gruaja i kthehet, ai i përgjigjet se nuk i pëlqen feja e saj.

“Nuk dua që të vritem nga ju,” shtoi më tej ai.

Pasi gruaja e pyeti nëse ai lexonte Kur’anin apo Biblën, ai tha se nuk bisedonte me idiotë.

Zërat mund të dëgjohen qartë teksa burri i afrohet banakut. Një barist që identifikohet si Tawny Alfaro refuzon t’i shërbejë kafe duke i thënë se ishte person problematik dhe një racist i vërtetë.

Gruaja muslimane i’a kthen thjesht me një “faleminderit”.

Që kur u publikua, videoja u bë mjaft e njohur në mediat sociale, ku më shumë se 2.2 milionë njerëz e panë atë në Twitter. Shumica e personave e dënuan atë, duke thënë se sjellja e tij raciste nuk kishte vend në SHBA.

Personi dhe gruaja muslimane nuk janë identifikuar akoma.

Lokali Coffee Bean thotë se kur bëhet fjalë për diskriminim kemi një politikë zero tolerancë, ndërsa deri tani Alfaro nuk ka bërë ende ndonjë koment./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne