Baronesha Warsi: Të ndiqen penalisht qytetarët britanikë që luftojnë për Izraelin

Qytetarë britanikë që i bashkohen Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) duhet të ndiqen penalisht si luftëtarët e tjerë të huaj, sipas baroneshës Warsi.

Ish-ministrja konservatore e Zyrës së Jashtme tha se shtegu preferencial që i jep Izraelit një hyrje të lirë për të rekrutuar qytetarë britanikë duhet të jetë i mbyllur.

“Një nga pyetjet që i bëra Zyrës së Jashtme ishte që ne kemi një dallim ndërmjet aktorëve shtetërorë dhe aktorëve jo-shtetërorë”, tha Warsi për Middle East Eye.
“Nëse ju shkoni atje dhe luftoni për çfarëdo grupi, ju do të jeni subjekt i ndjekjes penale kur të ktheheni. Nëse ju shkoni jashtë vendit dhe luftoni për [Presidenti sirian] Asadin, unë supozoj që sipas ligjit tonë kjo është në rregull. Kjo nuk mund të jetë e drejtë.

“Arsyeja e vetme që ne e lejojmë këtë shteg të ekzistojë është për shkak të IDF-së, sepse ne nuk jemi mjaftueshëm të aftë për të thënë se nëse ju mbani shtetësinë britanike, duhet të bëni një zgjedhje. Ju do të luftoni vetëm për shtetin tonë. Kjo duhet të thuhet fuqishëm.”

Qytetarët britanikë mund t’i bashkohen IDF-së përmes programit ‘Mahal’ të Izraelit, nëse ata përmbushin kriterin e moshës dhe disa kërkesa specifike biografike, të tilla si të paturit e një gjyshi hebre.

Warsi tha se debatet rreth identitetit britanik nuk duhet të rezervohen thjesht për muslimanët britanikë, por duhet të shtrihen për të gjithë.

“Ne nuk flasim për këtë gjë në raport me komunitetet e tjera. Ne e pranojmë që komunitetet e tjera të mbajnë identitete të shumëfishta. Le ta mbyllim këtë shteg. Nëse ju nuk luftoni për Britaninë, ju nuk duhet të luftoni fare,” shtoi ajo.

Warsi kritikoi gjithashtu politikën e Mbretërisë së Bashkuar për “krimet e luftës” izraelite të kryera në Gaza në vitin 2014, konflikt në të cilin u vranë 2.200 palestinezë.

“Unë besoj se në thelb politika jonë ndaj Izraelit ka të meta”, tha ajo për Middle East Eye.

“Nëse kthehemi në deklaratat që bëri [Sekretari i Jashtëm i atëhershëm] William Hague për njohjen e Palestinës si shtet, qeveria tha jo tani, ndoshta pas gjashtë muajsh.

“Tani jemi katër apo pesë vjet pas. Çfarë ka ndryshuar? Vendbanimet (izraelite nw tokw palestineze) janë ende duke u ndërtuar. Nuk ka njohje formale [të Palestinës], proçesi i paqes nuk po ecën më përpara. Realiteti në terren po ndryshon”, tha Warsi. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne