Barzani ishte dhënë pas ëndrrave të mëdha

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) deklaroi se kreu i administratës rajonale kurde të Irakut (KRG), Mesut Barzani ishte dhënë pas ëndrrave të mëdha.

Gjatë një pauze të mbledhjes së Këshillit të Ministrave që u mbajt në Pallatin Çankaja (Çankaya) që u kryesua nga Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), Zëvendëskryeministri Bekir Bozda bëri deklarata të rëndësishme për gazetarët.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me vendimin e Barzanit për të mos vazhduar detyrën e tij pas 1 nëntori, Bekir Bozda tha se vendimi për mbajtjen e referendumit i marrë nga ana e administratës rajonale kurde e Irakut është i paligjshëm, ndërsa rikujtoi se krahas paralajmërimeve të Turqisë, Irakut dhe shoqërisë ndërkombëtare nuk hoqën dorë nga mbajtja e tij.

Duke e bërë të ditur se ky vendim do të vë në vështirësi më të mëdha rajonin, do të hapë rrugë krizës ekonomike dhe do të shkaktoj zjarre të papritura në rajon, Bozda tha: “Paralajmërimet e drejta në këtë drejtim Turqia i bëri në nivel të lartë dhe në takimet e bëra me homologët shprehu qartë mendimet e saj. Por, më 25 shtator u mbajt referendumi në fjalë. Rezultatet e dala në këtë pikë tregojnë që kjo ishte një gabim i madh dhe kjo llogari e gabuar u kthye nga Ankaraja, Bagdadi dhe Teherani. Barzani ndoshta bëri llogari të mëdha dhe u dha pas ëndrrave të mëdha”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Ballafaqimi i Barzanit me gabimet e tij është i pashmangshëm. Deklarata e tij se ‘ka ngrirë referendumin’ nuk është zgjidhje e këtij problemi. Referendumi duhet të anulohet, e drejta është që problemi të zgjidhen në kuadër të kushtetutës irakiane”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne