Barzani kundërshton kërkesën e Turqisë

Masud Barzani, kryetar i rajonit të Kurdistanit të Irakut, ka kundërshtuar kërkesën e Turqisë për anulimin e referendumit për ndarjen e këtij rajoni nga Iraku.

Pas takimit që pati me Mevlut Çavushoglu, ministër i jashtëm i Turqisë, kryetari i rajonit të Kurdistanit kundërshtoi propozimin dhe kërkesën e Çavushoglu për anulimin e referendumit separatist. Nga ana e tij ministri Çavushoglu përmendi marrëdhëniet e mira të Turqisë me rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe tha se Ankara njeh zyrtarisht të drejtat e kurdëve dhe kupon krizat dhe problemet e tyre. Nga ana e tij Masud Barzani ka falënderuar qeverinë turke për ndihmat që ajo ka dhënë për rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe për forcat Peshmerga në luftën kundër grupit terrorist ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne