Basha flet me emra: Ja bandat dhe të fortët me të cilët Rama grabiti votat

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vendosur të flasë me emra konkretë.

Duke prezantuar paketën për ‘Çlirimin e zgjedhjeve nga krimi’, Basha ka përmendur të fortët dhe bandat që PS ka angazhuar në zgjedhje dhe që i kanë mbledhur votat për Rilindjen e Ramës.

‘Krimi është një nga shtyllat kryesore të PS-së’ tha Basha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Ngjarjet kriminale të javëve dhe ditëve të fundit, në tërësi, kanë pasur pa përjashtim një të përbashkët: Kudo ku ka krime të rënda, ka lidhje të autorëve me zgjedhjet. Bajrat e Shkodrës, kriminelë të rrezikshëm ndërkombëtarë, u kthyen në punëtorë elektoralë për PS. Përgjimet e tyre tregojnë se ata flasin më shumë me politikanë se me kriminelë. Nga Ditmir Bushati e drejtues të tjerë të kupolës në Tiranë tek politikanë socialistë në Shkodër.

E njejta gjë në Elbasan, ku pushteti i krimit nga Çelajt tek Sanxhaktarët me shokë e Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit janë një e të pandarë dhe ku bandat janë kthyer në faktorin më të rëndësishëm zgjedhor.

Po ashtu edhe në rastin e Tahirit. Më shumë vota i sollën Ramës, bandat e krimit.

Edhe në Durrës, banda e Lulzim Berishës.

Në Vlorë kaluam

Në Dibër, Ymer Lala.

Bandat vazhdojnë të diktojnë vendimet politike dhe presin në qelitë e burgjeve, në audiencë, politikanë dhe kolegë të tyre të rrjeteve ndërkombëtare. Ky është fakt.

Krimi mbetet një nga shtyllat kryesore të zgjedhjeve në PS.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne